18-04-2024

7-vjeçari nga Kosova fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës

Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai.

Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete. /Zëri

Asnjë koment

Comments are closed.