20-04-2024

Për 28 Nëntorin, Bashkësia lokale e Zhurit organizoi aksion vullnetar të dhurimit të gjakut

Për nder të 28 Nëntorit, Bashkësia lokale e Zhurit ka organizuar një aksion vullnetar të dhurimit të gjakut. Aksioni është organizuar nga kryetari i fshatit, Behar Begaj me disa humanistë të tjerë.

Ai vendosi që në orët e para të mëngjesit t’i shfrytëzojë duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, duke kërkuar qe të gjithë qytetarët t’i bashkohen aksionit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Postimi

Dhuro gjak,shpëto jetë!

Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bejmë një njeriu tjetër që ka nevojë.
Kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, z.Behar Begaj, bashkë me disa humanistë, sot vullnetarisht në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prizren, për nder të 28 Nëntorit, dhuruan gjak.
Kësaj iniciative humane iu bashkangjit edhe drejtori i Qendrës Burimore “Nënë Tereza” në Prizren z. Yrmet Shabani!
Gëzuar 28 Nëntorin ditën e Flamurit!
Me respekt kryetari i B.L.Zhur -Behar Begaj.

Asnjë koment

Comments are closed.