08-07-2025

Prizren

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi, transmeton Gazeta e Prizrenit. Për këtë një person ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur me 22.06.2020, në Prizren. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij […]

Aktakuzë ndaj 23 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës […]

Foto historike: Prizren, 1976

Fëmijë në një rrugë të Prizrenit dhe vetura e asaj kohe. Prizren, shtator 1976. Fotografia: Ann Christine Eek / GazetaePrizrenit.net

Koronavirusi: Shtohen rastet në Kosovë, në Prizren edhe sot 7 të infektuar

Sot, më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive. Nga ky numër,  sikur edhe një ditë më parë nga komuna e Prizrenit janë 7 raste, ndërsa të […]

Prizren: 58 të porsalindur

Gjatë pesë ditëve të fundit në spitalin  “Prim.Dr.Daut Mustafa”, në Prizren kanë ardhur në jetë 58 foshnje, transmeton Gazeta e Prizrenit. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, apo 30 sosh, pra dy më shumë se sa vajza. Njëra nga lindjet ka qenë gemellare […]

Nëntë vdekje nga koronavirusi në Prizren

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar vdekja e 49’të nga koronavirusi në vend. Klinika Infektive njoftoi se viktima ishte një 78-vjecar nga Prizreni, komunë e cila po prin me numrin e të vdekurve nga kjo sëmundje. Deri tash, vetëm nga ky qytet kanë vdekur nëntë të infektuar, raporton Express. COVID-19 […]

Shpallet fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare ish-inspektori i ndërtimit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, sot ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas aktgjykimi të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, i akuzuari fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mirëpo me pëlqimin e […]

Prizren: Dënimi me burg i zëvendësohet nga gjykata me gjobë prej dymijë euro

Një person i dënuar për lëndim të rëndë trupor do të paguajë gjobë prej dymijë euro në vend se të mbajë gjashtë muaj burg për veprën e kryer. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal. Sipas njoftimit të këtij institucioni, të hënën është bërë shpallja e aktgjykimit dënues ndaj të […]

Lëndohet biçiklisti në Prizren

Në Prizren është raportuar për një aksident trafiku ku i dyshuari biçiklisti, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, ndërsa të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore. […]

Sot edhe 87 raste me koronavirus, 7 nga Prizreni

87 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Prej tyre 7 raste të reja janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas IKSHPK-së, sot janë marrë 202 mostra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Njoftohet se janë shënuar […]