24-04-2024

Prizreni, komuna e dytë më e madhe në vend, mbetet pa përfaqësues ligjor

Zyra e Përfaqësuesit Ligjor, Zyra Ligjore që ka zyrtarin e lartë ligjore dhe Drejtorin e Zyrës Ligjore, nuk i kanë mjaftuar Komunës së Prizrenit që të “ ndihet e sigurtë përball ligjit”.

Për këtë arsye Komuna e Prizrenit me datë 18.02.2020 kishte nënshkruar një një kontratë në vlerë prej 16,393.20 Euro për të mbrojtur interesat e Komunës para Gjykatës, në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Ndërsa pas skadimit të kësaj kontrate, Komuna e Prizrenit ka mbetur pa përfaqësues ligjor.

Organizata GLPS, përmes platformës së saj ku raporton për monitorimin e seancave gjyqësore – Drejtësia Sot, ka raportuar se  se me datë 8 shtator ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj 5 zyrtarëve të Komunës të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrae lidhur me ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Zhur, ndërsa arsye e dështimit të kësaj seance ka qenë mungesa e përfaqësuesit ligjor të Komunës së Prizrenit.

Gjithashtu serish sot ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish drejtori të Inspektorateve nga qeverisja e Ramadan Mujës, Bujar Nerjovaj i cili në cilësi të Drejtori ttë Inspektorateve po akuzohet për mosrrënimin e objekteve hoteliere të ndërtuara pa leje në zonën e Shatërvanit.

Për të dytën herë dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve në Prizren

Gjithashtu ai arsye e dështimit të kësaj senace dhe shumë seancave tjera ka qenë mungesa e përfaqësuesve ligjor të Komunës së Prizrenit.

Lidhur me këto mungesa, Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar nga Gjykata që t ‘i tërheq vërejtjen dhe të paralajmëroi Komunën dhe kryetari Haskuka për këto mungesa, përndryshe Prokuroria do të ndërmerr veprime ligjore ndaj Komunës.

Lajme365 mëson se Komuna e Prizrenit kishte punësuar një përfaqësuese ligjore,  por e cila për shkak të presionit dhe keq menaxhimit të kësaj zyre ka dhënë dorëheqje me të pranuar detyrën.

Aktualisht në Gjykatën e Prizrenit janë duke u zhvilluar rreth 15 procese gjyqësore penale, në të cilat Komuna e Prizrenit cilësohet palë e dëmtuar, ndërsa janë me qindra procese gjyqësore në departamentin civil, për konteste pronësore dhe konteste tjera në të cilat Komuna e Prizrenit është paditëse apo palë e paditur.

Si pasojë e mos përfaqësimit të Komunë në këto seanca, Komuna e Prizreni do të humb shumë të drejta në rastet ku ka paditur persona tjera, ndërsa në vitet e ardhshme kjo Komunë do të detyrohet të paguajë në shuma të larta dëmshpërblime, kompensime dhe detyrime tjera që do ti krijohen si pasojë e mosparaqiejs para Gjykatës.

Komuna e Prizreni ka zyrën e saj ligjore, në të cilën angazhohen përfaqësuesi ligjore për të prezantuar Komunën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancat ku Komuna e Prizrenit është paditëse ose e paditur (departamenti civil) dhe për të përfaqësuar Komunën e Prizrenit në seanca ku Komuna është palë e dëmtuar, (departamenti penal) si rastet kur Prokuroria ngrit aktakuza ndaj inspektorëve të Drejtorisë së Inspektoratit dhe Komuna cilësohet si palë e dëmtuar nga Prokuroria.

Lexo edhe: 

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

Me 16 janar Prokuroria e Prizrenit kishte arrestuar Arben Krasniqin – udhëheqës i zyrës ligjore i autorizuar për të përfaqësuar Komunën në Gjykatë, dhe Shqipëron Krasniqin – përfaqësues ligjor i Komunës, dhe që të dy të arrestuarve ju kishte caktuara masa e paraburgimit, shkruan Lajme365.

Shefi i zyrës ligjore, Arben Krasniqi, dhe zyrtari ligjor, Shqipron Krasniqi, ishin arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria e Prizrenit po pretendon se zyrtarët ligjorë të ndaluar kanë lejuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në kundërshtim me ligjin.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë të dy të pandehurit në një kontest civil në asnjë seancë gjyqësore nuk e kanë kundërshtuar propozimin për shkëmbim të pronës, që sipas prokurorisë është në dëm të Komunës dhe që të njëjti pretendohet se nuk kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.

Që të dy të dyshuarit mbrohen në liri, ndërsa procedura e hetimit vazhdon nga ana e Prokurorisë.

Pas arrestimit të dy të dyshuarve, Zyra Ligjore e Komunës së Prizrenit “ pezulloi “ punën dhe aktivitetin e saj, dhe Komuna mbeti pa përfaqësues në lëndët në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Prizren?  Emri i ish-presidentit Rugova në një rrugë krahas ish-udhëheqësit komunist jugosllav

Asnjë koment

Comments are closed.