16-04-2024

Latifi: Qitjani lapsin, 40 miliardë euro kushtoi intervenimi i NATO-s në Kosovë, 20 fishi i buxhetit tonë

Filozofi Blerim Latifi ka ironizuar me buxhetin e Kosovës, ku sipas tij, intervenimi i NATO-s ka kushtuar rreth 40 miliardë dollarë, aq sa është buxhet i Kosovës për 20 vjet, shkruan GazetaBlic.

“Shtoni këtyre miliona të tjerë, të dhëna në mbështetje të pavarësisë dhe procesit të shtetndërtimit të Kosovës, pastaj llogaritni burimet ekonomike të Kosovës dhe, siç thotë ajo fraza, qitjani lapsin për me pa se për çfarë interesash ekonomike na paska ndërhy SHBA në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Lexo edhe: 

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

 

Postimi i plotë:

Veç intervenimi i NATO-s në Kosovë thuhet të ketë kushtuar rreth 40 miliardë dollarë, aq sa është buxheti i Kosovës për 20 vjet. Shumicën e këtyre shpenzimeve e kanë mbuluar SHBA-të. Shtoni këtyre miliona të tjerë, të dhëna në mbështetje të pavarësisë dhe procesit të shtetndërtimit të Kosovës, pastaj llogaritni burimet ekonomike të Kosovës dhe, siç thotë ajo fraza, qitjani lapsin për me pa se për çfarë interesash ekonomike na paska ndërhy SHBA në Kosovë. Ne ende e rrejmë veten se vendi ynë ka aq pasuri, për të cilën fërkojnë duart fuqitë e mëdha botërore.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Prizren?  Emri i ish-presidentit Rugova në një rrugë krahas ish-udhëheqësit komunist jugosllav

Asnjë koment

Comments are closed.