23-04-2024

Mustafa godet Kurtin: Hezitoi të shkonte në SHBA, kam qenë i bindur se s’do të diskutohej për territore

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka vlerësuar si arritje të madhe marrëveshjen e nënshkruar në Uashingon mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic.

“Qysh herët është thënë se takimi në Uashington ka karakter vetëm ekonomik, s’kam pasur informata se për çfarë më kontretisht do të ketë në këto marrëveshje. Konsideroj se është një arritje e madhe, dhe e njëjta është në dobi të vendit. Asgjë s’ndikon negativisht, pasi simbolika është bërë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.

I pyetur për paralajmërimet e liderit të VV-së se do ketë “thika mbi harta”, në këtë marrëveshje, Mustafa ka deklaruar se i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Osmani e kanë pasur të qartë se kjo s’do të jetë pjesë e këtij takimi.

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

“Kam qenë i bindur që ndarja e Kosovës ka dalë nga tema. Kjo ka qenë e qartë për Kurtin dhe Osmanin se s’ka ndarje, pra s’ka thika. E kam pa që po heziton Kurti të shkojë atje. I kam thanë se s’duhet me dyshua, pasi SHBA-ja s’do vendoste diçka që ne s’pranojmë”, ka thënë Mustafa. /GazetaBlic
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/cfare-po-ndodh-ne-prizren-emri-i-ish-presidentit-rugova-ne-nje-rruge-krahas-ish-udheheqesit-komunist-jugosllav/

Asnjë koment

Comments are closed.