Kurti në Gjermani merr mbështetje në fushën e energjisë, ambientit dhe arsimit

Ish-kryeministri, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjermani ka takuar edhe politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari, ku thotë se këto diskutime dhe shkëmbime të ideve në nivelin e landeve janë tejet të dobishme pasi që politikat socio-ekonomike në Gjermani, përfshirë modelin dual të edukimit, planifikohen dhe zhvillohen në nivelin e landeve.

Kurti tha se me ministrin Franz Untersteller, ka biseduar mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e politikave të energjisë dhe të mbrojtjes së ambientit, shkruan Indeksonline.

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

 

Poashtu ai është takuar edhe me kryetaren e grupit parlamentar Natascha Kohnen, ku thotë se patën mundësinë të bisedojmë mbi strategjinë për sistemin dual në edukim që ndërlidh tregun e punës me arsimin profesional.

 

“Me rastin e vizitës tonë në parlamentin bavarez u mirëpritëm nga zv. Kryeparlamentari Karl Feller (CSU), i cili me përvojën e tij mbi dy dekadëshe në politikat e arsimit u zotua për ndihmën e tij në këtë fushë për shtetin e Kosovën.

Këto diskutime dhe shkëmbime të ideve në nivelin e landeve janë tejet të dobishme pasi që politikat socio-ekonomike në Gjermani, përfshirë modelin dual të edukimit, planifikohen dhe zhvillohen në nivelin e landeve”, u shpreh Kurti.