02-09-2025

Prizren

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” sërish nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të përvetësimit në detyrë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ervehe Gashi, Gallopeni deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga Prizreni ftohet nga Specialja për intervistim

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së nga Prizreni, Elbasan Shoshajn, transmeton Gazeta e Prizrenit. Këtë e ka njoftuar përmes një shkrimi në “facebook” kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati. Shoshaj gjatë luftës ka qenë i angazhuar në rajonin e Vrrinit, ndërsa aktualisht është zyrtar në DKA-në e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Komunat e vendit po ankohen për numrin e ulët të testimeve që po kryhen në javët e fundit. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, thonë se po vazhdojnë të testohen vetëm ata që kanë simptoma. Ankesa kanë edhe për vonesat në rezultate, për të cilat thonë se po arrijnë t’i marrin tek pas 2-3 ditësh, […]

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Prizren. Sipas policisë persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, transmeton Gazeta e Prizrenit. Rastu ndodhi në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, “Ankuesi Sipas policisë se person-a të pa njohur me forcë kanë depërtuar në brendinë […]

Haskuka: Në Prizren të raportuara janë 100 raste aktive me COVID-19, por mund të ketë edhe më shumë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për momentin në këtë komunë janë 100 raste aktive me virusin COVID-19. Haskuka tha se ky numër është i raportuar, por sipas tij mund të ketë edhe më shumë raste të të infektuarve me këtë virus. Ai po ashtu tha se edhe në Spitalin Rajonal […]

Alarmante: Sot 195 raste me koronavirus në Kosovë, 7 në Prizren

Sot, më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, […]

Prizren: Nisi ndalimi i shërbimeve të gastronomisë gjatë natës

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, Qeveria e Kosovës prej sonte ka aplikuar vendimin për rikthimin e orës policore në Prizren dhe tri komuna tjera të vendit. Kjo bëhet në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në këtë kontekst, nga sonte, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të […]

Koronavirusi: 18 pacientë po mjekohen në spitalin e Prizrenit

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, sot ka mbajtur një takim koordinues me drejtorin e Policisë Rajonale në Prizren, Faton Aliu, drejtorin e Spitalit Rajonal, Afrim Avdaj, drejtorin e QRSHP-së, Fadil Kryeziu, si dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. Sipas njoftimit, me këtë rast është diskutuar për situatën e krijuar pas rritjes së numrit të rasteve […]

 Në Prizren kufizohet lëvizja sikur edhe në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kundër Covid-19. Ai thotë që është marrë vendimi që nga sonte në ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri. Ky vendim vije pas shtimit të rasteve te reja me Covid-19, e rritjes së numrit të viktimave.

Vazhdon shtimi i rasteve me koronavirus, 10 nga 178 të infektuarit nga Prizreni  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend, prej të cilëve nga komuna e Prizrenit 10 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sa i përket rajonit tonë nga një rast është nga komunat: Suharekë, Mamushë, dhe Dragash. Numri i të infektuarve […]