03-05-2024

Prizren

Thaçi ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në detyrë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi i cili mbrëmë ra në krye të detyrës. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sami Thaqi është heroi më i ri i Kosovës, derisa ka shtuar se heroizmi i policëve të rënë në krye të detyrës […]

QKUK: Njëri nga policët e plagosur në Zhur në gjendje të rëndë, e ka humbur njërin sy

Policia e Kosovës mbrëme e ka realizuar një aksion anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë e një shpërthimi një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë 12 vjeçar. Njëri nga policët e plagosur është në gjendje shumë të rëndë. Lajmin […]

Një polic i vdekur, tjetri i lënduar rëndë, detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zhur

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit. Zyrtari policor, Sami Thaçi humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi […]

Mësohet identiteti i të dyshuarit për rastin në Zhur të Prizrenit

Koha Ditore ka arritur që të mësojë identitetin e të dyshuarit për rastin në Zhur ku si pasojë e një shpërthimi, mbet i vdekur një polic. I dyshuari quhet Iran Badalli. Badalli është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Në shtëpinë e tij policia kishte shkuar për bastisje për narkotikë, ndërsa […]

Për çfarë ishte bastisja në Zhur ku u vra polici?

Policia në Prizren ka bërë të ditur se aksioni në një shtëpi në fshatin Zhur, ku nga shpërthimi i një eksplozivi humbi jetën polici Sami Thaqi kishte për qëllim parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve. Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka treguar se është plagosur edhe një fëmijë, në këtë shtëpinë përkatësë të cilën […]

Lëndohet edhe një fëmijë në aksionin ku u vra polici në Prizren

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit, nga i cili një zyrtar policor mbeti i vdekur. Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. “Për fat të keq është […]

Ky është polici që vdiq nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit

Gjatë një aksioni të policisë në Zhur të Prizrenit, një zyrtar policor ka humbur jetën dhe dy janë lënduar. IndeksOnline mëson nga burimet e veta se polici pa shenja jete është Sami Thaçi. Po ashtu, mësohet se njëri nga policët e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar edhe Toger Shaban […]

Incident i rëndë në Zhur të Prizrenit, dyshohet për një polic të vrarë

Para pak çastesh ka ndodhur një incident i rëndë në Zhur, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur. Lajmin na e ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj. Pas pak ju informojmë më detajisht nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur inicidenti i tmerrshëm. […]

Prizren: Arrestohen tre të dyshuar për grabitjen e rreth 5.000 eurove në një barnatore

Me datën 28 janar 2020, njësiti i hetimeve rajonale në Prizren, pas një punë intensive dhe të suksesshme ka arritur të identifikoj dhe zbuloj kryerësit e veprave penale të grabitjes. Rasti ka ndodhur në këtë muaj (janar), në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur […]

Prizren: Varroset 19-vjeçari që u ther me thikë ( Video )

Sot, në Prizren është varrosur 19 -vjeçari  Elmir Kryeziu, i cili ishte goditur me thikë për vdekje, në lagjen “Tusus” të Prizrenit, ndërsa viktima ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit, sot  ia ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit me iniciale H.S. nga […]