08-05-2024

Policia intervenon për shpërndarjen e dasmorëve në Atmaxhë të Prizren

Policisë i është dashur të intervenoj në fshatin Atmaxhë të Prizren, për shkak të mbajtjes së një ceremonie familjare, në kundërshtim me vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.