23-04-2024

S’respektojnë masat ndaj pandemisë, dhjetë prizrenas shoqërohen në polici

Gjatë 24 orëve të fundit 10 persona janë shoqruar në Polici në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia në raportin 24-orësh njoftoi së bëhet fjalë për raste të ndara, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Raportit i plotë i policisë:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

  • Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishin qenë katër të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë dy të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 09.08.2020 – 03:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari nuk është intervistuar, pasi që ishte në gjendje të dehur dhe i njëjti do të mbahet në ndalim policore.
  • Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë.
  • Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 09.08.2020 – 23:25. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar  është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti ka organizuar muzikë live në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

Asnjë koment

Comments are closed.