07-07-2025

Prizren

Prizren: Arrestohet pronari i një lokali

Në Prizren është arrestuar pronari i një lokali. Sipas policisë ai nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, për mbylljen e lokaleve deri në evitimin e virusit COVID-19. “Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar”, njofton Policia. Në raportin 24-orësh nuk jepen detaje për emrin e […]

Prizren: Partive politike u kërkohet lirimi i objekteve në pronësi komunale

Komuna  e Prizrenit ka kërkuar nga partitë politike lirimin e objekteve, të cilat i shfrytëzojnë për zyra, e që janë në pronësi komunale. Këtë e kanë konfirmuar për portalin “GazetaePrizrenit.net” përfaqësues të PDK-së, AAK-së dhe Nismës në Prizren. Mbështetur në shënime, del se Komuna e Prizrenit kishte lëshuar tetë lokale me qira simbolike, me vlerë […]

Deputeti prizrenas i LDK-së tregon publikisht pse nuk e dha nënshkrimin për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se bashkë me Vjosa Osmanin, ishin edhe dy deputetë të LDK’së që nuk nënshkruan mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti. Haxhi Avdyli ka pranuar publikisht se nuk e ka nënshkruar këtë mocion.   ‘’Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet […]

Prizren: Tentim vjedhje në njërën pikë të postës, i dyshuari në kërkim nga policia

Një person ka tentuar të kryej vjedhje në njërën pikë të Postës së Kosovës në Prizren,. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Osmanollaj tha se tentim vjedhja është bërë në postën numër 4 në Prizren, e cila gjendet përballë Gjimnazit “Gjon Buzuku”. Megjithatë, bëhet […]

Prizren: 18 të porsalindur tri ditët e fundit

Gjatë tri ditëve të shkuara, në maternitetin e spitalit në Prizren janë regjistruar 18 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 10 nga foshnjat janë vjaza. Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë nëntë. Marrë realisht, ky numër i lindjeve mund të merret si […]

Haskuka thotë se furnizimi me ushqime në komunën e Prizrenit është në nivel

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se të mërkurën janë bërë inspektime në tregun e gjelbër dhe në biznese të ndryshme, për të kontrolluar respektimin e masave preventive dhe higjienike për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19. “Përveçse të gjitha masat e përcaktuara po respektohen në përpikëri, edhe furnizimi me ushqim është […]

Prizren: Lirohet shtetasja e Shqipërisë që u arrestua për tentim vjedhje

Prokuroria Themelore në Prizren, pas intervistimit, e ka liruar në procedurë të rregullt shtetasen e Republikës së Shqipërisë, të arrestuar të hënën për tentim vjedhje në Prizren. I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori kujdestar në Prokurorinë e lartcekur, Metush Biraj ka bërë të ditur se pas intervistimit, e dyshuara është liruar ne procedurë të […]

Prizren: Arrestohet për posedim të substancave narkotike

Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike në Prizren Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Kokollari”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.09 gram”,  thuhet në raportin e Policisë. Pas […]

Prizren: Një femër nga Shqipëria arrestohet për tentim-vjedhje në lagjen Arbana

Situata e krijuar pas masave nga Koronavirruesi duket se nuk i ka penguar disa hajdut, madje edhe femra që provojnë veprimet e tyre në çdo kohë. Kësisoj,  një femër nga Shqipëria është arrestuar nga policia për shkak të tentim-vjedhjes në një shtëpi në lagjen Arbana të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, ajo është […]

Hajnat thyejnë një barnatore në Prizren ( Video)

Mbrëmë pas mesnate, në Prizren kanë ndodhur dy raste të vjedhjeve në barnatoret e qytetit. Në videon e cila ka arritur në adresë të Telegrafit, shihen persona të cilët kanë shfrytëzuar situatën, duke qenë se qyteti ka qenë pa njerëz, dhe kanë vjedhur barnatoren. Ndërsa, ky nuk është rasti i vetëm i ndodhur në këtë […]