20-04-2024

Prizren

Prizren: Kthehet në rivlerësim prokurimi për infrastrukturën e Parkut të Biznesit

Procedurat e prokurimit për ndërtimin e infrastrukturës në Parkun e Biznesit në Lubizhdë të Prizrenit ende nuk janë përmbyllur. Kjo lëndë së fundmi është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar se Komuna e Prizrenit vlerësimin e ofertave nuk e ka bërë konform legjislacionit në fuqi. Për këtë arsye ‘Gjykata […]

Prizren: Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte vetë mungesa e të akuzuarit Musliu dhe mbrojtësve të tij, avokatëve Gent dhe Blend Gjini, raporton “Betimi për […]

Vetaksident në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

Një vetaksident ka ndodhur në Prizren,  ndërsa vetura e përfshirë ka goditur shtyllën elektrike në Prizren. Sipas policisë, lëndime ka pësuar një pasagjere. “I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton Policia. Si pasojë e aksidentit, lëndime të […]

Në Prizren lind numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia

Gjatë 24-orëshit të fundit në Prizren ka lindur numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia. Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, kanë lindur tetë foshnja, gjysma prej të cilëve djem, ndërsa gjysma vajza. Një ditë më parë ndërkaq kanë lindur vetëm dy foshnja, dhe atë një djalë dhe një vajzë. /GazetaePrizrenit.net/

Vdes veprimtarja e LDK-së në Prizren, Shqipe Laqi

Ka ndërruar jetë veprimtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Shqipe Laqi. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Facebookut të kësaj partie në Prizren. Postimi i plotë: Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, sot humbi veprimtaren e devotshme, Shpresa Laqi. Ajo ishte shembull i përkryer i përkushtimit […]

Hapet shtegu i alpinizmit në Grykën e Lumbardhit të Prizrenit

Të hënën, është përuruar shtegu i ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, përmes së cilit synohet zhvillimi i turizmit malor me aktiviteteve alpiniste. Shtegu Via Ferrata “Panorama” është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes komunës së Prizrenit, organizatës helvetike “ Swisscontact” dhe SHB “Sharri” përmes projektit “Promovimi […]

Prizren: Ish-inspektori i Komunës shpallet i pafajshëm për mos rrënim të objektit pa leje

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ish-inspektori Krasniqi, akuzohej se gjatë vitit 2014, nuk e ka ekzekutuar vendimin e Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, për rrënimin e kompleksit “Crazy Love”, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Prizren: Një muaj paraburgim për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E. V. nga fshati Reqan, Komuna e Prizrenit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Në kumtesën […]

Sot në Grykën e Lumbardhit në Prizren përurohet shtegu “Panorama”

Sot në ora 11:00, do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit (4.5 km nga qendra e qytetit). Në njoftimin e Komunës, thuhet se ky shteg është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Malishevës (Ndërtesa e Komunës). Ora 11:00 Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata “Panorama”. (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit). /GazetaePrizrenit.net/