28-02-2026

Prizren

Koronavirusi: Rikthehen rastet, nga 10 të infektuarit, sot një nga Prizreni

Koronavirusi: Rikthehen rastet, nga 10 të infektuarit, sot një nga Prizren Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë. Për dallim nga dy ditët paraprake, kur nuk la pasur raste të infektuar, sot është një rast, shkruan Gazeta e Prizrenit. I infektuari është nga fshati Randobravë […]

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Kujtim Gashit

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. Gashi akuzohet se pa procedura të tenderimit, ka lidhur kontrata me dy televizione lokale TV Besa dhe TV Opinion. Lajmin […]

Prizren: Partitë dikutojnë në Kuvend masat për lehtësime ndaj bizneseve

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka njoftuar se sot, në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit Komunal te Prizrenit, ka pasur një konsultim shefat e Grupeve të Kuvendarëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ka shkruar se për shkak të situatës së […]

Fillon pastrimi i varrezave në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka filluar pastrimin e të gjitha varrezave në territorin e komunës, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në njoftim, thuhet se pastrimi ka filluar të bëhet që nga dita e djeshme, duke pasur parasysh që jemi në prag të festës së Bajramit. “Fillimisht do të pastrohen varrezat e qytetit […]

Ngrohtë, frymë dhe ajër i rëndë sot në Prizren, pasojë e pluhurit të ardhur nga Afrika

Në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, sot është vërejtur një vapë dhe ndotje e ajrit më e madhe sesa ditëve të kaluara. Referuar një njoftimi nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kjo gjendje ka ardhur për shkak të ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, transmeton […]

Tre të arrestuar për vjedhje në Prizren

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për vjedhje në Prizren. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se ata dyshohen se kanë vjedhur në një lokal, transmeton Gazeta e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Në fshatin Billushë të Prizrenit është arrestuar një person i kërkuar, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata. Ai  është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

Foto e ditës: Trëndafil i egër në malin e Pashtrikut

Fotografia është dërguar nga lexuesi Ismail Qabrati. Me këtë rast njoftojmë të gjithë adhuruesit e fotografisë se mund të dërgojnë foto artistike në adresën e redaksisë, gazetaprizrenit@gmail.com, me ndonjë përshkrim të shkurtër. Më të përzgjedhurat do të botohen. Faleminderit paraprakisht! /GazetaePrizrenit.net

Lajm i mirë: Prizreni sot pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Sot, më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus. Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë […]

Mes rrobave të dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i gjendet marihuanë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të marten pasdite, trasnmeton Gazeta e Prizrenit. “Nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell rroba dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe janë konfiskuar disa […]