11-07-2025

Prizren

Prizreni të hënën fillon vaksinimin nga gripi sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga e hëna, 9 dhjetor, do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i […]

VV si ka fituar zgjedhjet, vetëm ka dalë e para, thotë deputeti Avdyli

Gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga taborët e dy partive nuk po mungojnë deklarata ngacmuese. Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se […]

Prizreni firmos kontratën për investime infrastrukturore në Parkun Ekonomik

Organet komunale të Prizrenit kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e infrastrukturës në Parkun e Biznesit në Lubizhdë të qytetit. Sipas kësaj kontrate, çmimi total i punëve do të jetë rreth 1 milion e 160 mijë euro. Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar në sistemin elektronik të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku theksohet se […]

Prizren: Gjashtë fëmijë të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 6 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi numri i tyre është dyfish më i madh krahasuar me vajzat. Pra 4 djem, ndërsa 4 vajza. Tri nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë […]

Prizren: Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër kundër L.B., dhe A.R., të dy shtetas nga Republika e Shqipërisë, të cilët gjenden në paraburgim nga data 10.11.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Sipas aktakuzës, më 10.11.2019, rreth orës 02:15 në Prizren, është vërtetuar se […]

Haradinaj vizitoi të strehuarit nga tërmeti që po qëndrojnë në Parkun Inovativ në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot banorët e Shqipërisë, të strehuar përkohësisht në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, menaxhmentin e Parkut Inovativ, Drejtuesit e Policisë së […]

Prizrenasi dënohet tri vjet burgim për një vrasje në tentative

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues  ndaj të akuzuarit me iniciale  E.R. nga Prizreni,  për shkak  të veprës penale vrasje në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton GazetaePrizrenit.net. Referuar kumtesës, të  akuzuarin gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe […]

Prizren: Ish-inspektori i ndërtimit mohon fajësinë për mos rrënim të objekteve pa leje

Ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, e ka mohuar fajësinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Musliu, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet. Ai akuzohet […]

Ligji për paga, SBASHK-u kërcënon me greva

Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë takim urgjent me krerët më të lartë të shtetit, një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha për Ekonomia […]

Prizren: Mungon eksperti nga ATK-ja, dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të tregut

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të tregut në Prizren, Fatmir Gashi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa ekspertit nga ATK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën ekspertit nga ATK-ja, gjykatësja […]