15-09-2025

Prizren

Një femër sulmon një mashkull në një lokal nate në Prizren, arrestohet

Një femër është arrestuar në Prizren, pasi në një lokal nate ka sulmuar në mashkull, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. “Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta në një lokal nate së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar kanë sulmuar fizikisht dy […]

14 të porsalindur tri ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi janë 9 djem e 5 vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë tri. Por, derisa mund të sigurojmë shënime […]

Niveli qendror konteston Rregulloren për transparencë në Prizren

Rregullorja për transparencë e Komunës së Prizrenit sërish është kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Niveli qendror ka vlerësuar se përmbajtja e kësaj rregulloreje është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Sipas Ministrisë, Rregullorja komunale për transparencë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe të Udhëzimit Administrativ […]

Kapet hajduti, derisa tentoi ta vjedhë një automjet në Prizren

Ka dashur të vjedh një automjet, por është kapur me presh për dore dhe është arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rr. “Ulqinit” Prizren. Policia në në raportin 24 orësh bën të ditur se Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë […]

Vetaksident në rrugën Prizren – Vermicë, goditet shtylla

Në rrugën Prizren – Vermicë, ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Policia në në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur shtyllën elektrike të rrugës duke e dëmtuar atë. Si […]

Rrahje mes tre personash në Prizren, një i lënduar rëndë

Një person është lënduar rëndë pas një rrahje që ka ndodhur mes tre personash në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20, te Sheshi i Lidhjes. “Janë arrestuar tre meshkuj K/shqiptar pas të njëjtit janë rrahur mes vete, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka […]

Opozita e Prizrenit do seancë të jashtëzakonshme për drejtorët me aktakuzë të Haskukës

Opozita duket se po kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal (KK) në Prizren për të kërkuar dorëheqje të drejtorëve me aktakuza ndaj katër drejtorëve të ekzekutivit prizrenas, të drejtuar nga Mytaher Haskuka. Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj dhe shefi i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në KK, Ilir Baldedaj, konfirmuan për portalin […]

Pas Golf 2-shit e stolisin edhe një kamion në Prizren

Qytete e fshatra, janë dekoruar në prag të festave të fundvitit, por kosovarët po tregohen kreativ edhe në dekorimin e veturava dhe mjeteve tjera të transportit. Pas Golf 2-shit të stolisur, kompania ”Vëllezërit e Bashkuar” në Zhur të Prizrenit, ka dekoruar kamionin e punës duke i dhën një pamje interesante. Deri në fund të këtij […]

A e pastron kush qendrën e Prizrenit ?! (Foto -Video)

Këtë vit, Prizreni është kritikuar për mungesë të higjienës. Një pamje e tillë e qendrës me gjethe, sot ka qenë në rrugën kryesore “Adem Jashari” dhe në sheshin “Shatërvan”.   Kjo është vërejtur sidomos në ditë fundjave, kur në Prizren vijnë vizitorë nga vende të ndryshme. /GazetaePrizrenit.net

Shqyrtohet vendimi i Gjykatës për pezullimin e konkursit për mësimdhënës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se organet komunale do ta shqyrtojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit për pezullimin e konkursit të fundit për mësimdhënës dhe se do të veprojnë sipas ligjit. Ai ka pranuar se zhvillimet rreth konkursit për mësimdhënës kanë bërë që nxënësit të kenë humbje të […]