04-05-2024

Zhur: Lëndohet rëndë duke punuar në fushë

Një person është lënduar rëndë derisa po punonte në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje.
“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar me moto kultivator (me freza), ka pësuar lëndime trupore në të dy këmbët”, njofoti PK.

Viktima është dërguar në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.