24-01-2026

Prizren

NISMA: Keqpërdorime me përfituesit për ndërtimin e shtëpive në Prizren

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, të hënën, ka akuzuar koalicionin qeverisës lokal për qeverisje kaotike. Kjo parti që deri në fund të muajit gusht ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës ka theksuar se ka keqpërdorime edhe në Drejtorinë për Punë e Mirëqenies Sociale. NISMA akuzuar se në këtë dikaster lokal po manipulohet me përfituesit […]

Një person i kërkuar arrestohet në pikën kufitare të Vërmicës

Në pikën kufitare të Vërmicës së Pizrenit është arrestuar një person i kërkuar Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “I arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia.

Prizren: SHKA “Agimi” shënoi 75 vjetorin e themelimit

Me një program të pasur, në të cilin, në mënyrë origjinale artistike janë përmbledhur: kënga, vallja, rezistenca,qëndresa dhe triumfi, të hënën në orët e mbrëmjes, është shënuar 75 vjetori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”. Në programin e përgatitur për shënimin e 75 vjetorit, në fillim orekstrina dhe grupi i këngëtarëve, para artdashëse në sallën e […]

Pritet lindja e fëmijës së dytë në Prizren nga strehuarit prej tërmetit

Në Spitalin e Prizrenit pritet të lindë fëmija i dytë nga nëna e cila është strehuar në këtë qytet pas tërmetit në Shqipëri. Burime të portalit konfirmojnë se një grua nga Shqipëria pritet që ta sjellë në jetë fëmijën e saj. Edhe një grua tjetër nga të strehuarit në Prizren, tashmë ka lindur këtu fëmijën./GazetaePrizrenit.net

Gjashtë të porsalindur 24 orët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri më i madh i tyre apo pesëfish janë djem. Nga të porsalindurit  5 janë të kësaj gjinie, e vetëm një femër. Karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi nuk ka pasur asnjë […]

Në Prizren lind foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit

Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj. “Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është […]

Veshja tradicionale hasjane i dorëzohet sektorit etnologjik të LSHP (VIDEO)

Muzeut Etnologjik të Prizrenit i cili ndodhet në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i është dorëzuar veshja tradicionale e gruas hasjane. Gentiona Gigollaj- Shala, ka qenë përfituese e projektit ” Veshja Tradicionale e Gruas Hasjane” nga ministria e Kulturës, me ç’rast sektorit etnologjik të Komplesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i është […]

Aktakuzë ndaj 4 të dyshuarve për shitje të kokainës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, të akuzuarit pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca […]

Dekoratat për 75 dëshmorët e Prizrenit mbeten peng

Organet komunale të Prizrenit ende nuk e kanë zbatuar vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj” për 75 dëshmorët e luftës së UÇK-së. Ky vendim ishte miratuar nga KK-ja në korrik të këtij viti me synimin që dekoratat për dëshmorët e Komunës së Prizrenit të shpërndahen më 15 gusht, kur shënohet përvjetori i […]

Prizren: Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani, i cili gjendet në pushim mjekësor, […]