10-12-2025

Prizren

Prizren: Paraburgim prishtinasit për posdedim e shpërndarje të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale B.M. nga Prishtina, ndërsa ndaj të pandehurit me iniciale T.Q. nga Gllogoci është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të dyshimit […]

Drini i Bardhë vazhdon të helmojë lopët e fermerëve prizrenas

Haxhi Saramati, nga fshati Dobrushtë e Prizrenit dyshon që lopët e tij janë helmuar nga uji i lumit “Drini i Bardh”, në Prizren. Për këtë ka kërkuar kompensim nga Komuna e Prizrenit. Përderisa sipas kryetarit të Federatës së Peshkatarëve në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, kjo nuk është hera e parë që ndotet uji në […]

19 të porsalindur dy ditët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 19 të porsalindur, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi nga 12 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa shtatë djem. Karakteristikë e këtyre ditëve është se një rast i lindjes gemelli (binjak), ku të dy […]

Në Prizren ndërroi jetë Shpend Çollaku, veteran i arsimit

Në moshën 70 vjeçare, në Prizren ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Shpend Çollaku. Varrimi i tij bëhet nesër në lagjen Arbana, nw orën 16:30./GazetaePrizrenit.net

Paraburgim serbit pasi dyshohet se dhunoi një të mitur në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S. S., serb, shtetas i Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit. “Me datë 02 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës […]

Kokainë, marihuanë e armë, dy persona të arrestuar në pikëkalimin e Vërmicës

Dy persona janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit, pasiqë u janë gjetur, drogë e armë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, pas orës 21:00, shkruan ‘Gazeta  e Prizrenit’. “Gjatë një kontrolli në veturën e të të dyshuarve  (K/shqiptarë)dhe  te njëri prej të tyre nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar […]

Prizren: Gjykimi ndaj Asdren Mekajt, i dëmtuari thotë se dëmi i shkaktuar nga i akuzuari kalon shifrën prej 300 mijë euro

I dëmtuari Pal Gruda, ka deklaruar se tani i akuzuari për veprën penale të detyrimit, Asdren Mekaj i ka shkaktuar atij dëm në shumë prej mbi 300 mijë eurosh. Asdren Mekaj, ka qenë i akuzuar edhe për veprën penale të shantazhit, por Gjykata Themelore në Prizren, më 31 gusht të këtij viti, ka marr aktvendim […]

Ngordhja e një gjedhi dhe sëmurja e tjerave në Dobrusht lidhët me ujin e ndotur të Drinit

Një gjedh ka ngordhur ndërsa disa të tjera janë sëmur në fshatin Dobrusht të Prizrenit, pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, shkruan ‘Gazeta  e Prizrenit’. Për këtë një fermerë ka njoftuar policinë, duke thënë se kjo ka ndodhur pasi kanë pirë ujë. Ai ka shfaqur dyshim se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes […]

Bie niveli i ujit në Lumbardhin e Prizrenit

Nivel i ujit në shtratin e “Lumbardhit”  të Prizrenit ka rënë aq shumë, sa mund të thuhet se tashmë i ngjan një përroske të vogël. Disa prizrenas të moshuar shprehen se rrallë ka ndodhur,  që lumi të jetë në këtë gjendje, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Mungesa e të reshurave të borës gjatë dimrit, temperaturat tepër të […]

Berisha thotë se NISMA fiton sigurt në dy komuna, parashikon edhe përqindjet tjera në zgjedhje

Ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka dhënë parashikimet e tij për rezultatet e pritshme të koalicionit të drejtuar nga NISMA Socialdemokrate. Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA e ka të sigurt fitoren në dy komuna, por qëndron mirë edhe në komuna tjera. Ai ka thënë se në […]