24-04-2024

Në PDK-në e Prizrenit thonë se janë mobilizuar si asnjëherë tjetër

Në PDK-në e Prizrenit është mbajtur takim me nëndegët e partisë.

Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Prizren ka shqyrtuar mundësitë për një mobilizim sa më të mirë për këto zgjedhje.

Në kumtesën e këtij subjekti, thuhet se strukturat e PDK-së në Prizren me të gjitha nëndegët e kësaj partie, në takimin e sotëm kanë dëshmuar për gatishmërinë dhe frymën mobilizuese si kurrë më parë. Kjo frymë mobilizuese e strukturave të nëndegëve të PDK-së, për një paraqitje sa më dinjitoze në hapjen solemne të fushatës zgjedhore, më 26 shtator në ora 18:00, është rezultat i strukturës mirë të organizuar të kësaj partie”.

Më tej thuhet se struktura organizative e nëndegëve të PDK-së, në terren si edhe më parë që është dëshmuar, me punën e tyre nëpër nëndegë derë më derë, është sinjali i fitores së 6 tetorit 2019, sepse kjo forcë motorike e PDK-së, konsiderohet shtylla e partisë

“Në takimin e sotëm, me të gjitha strukturat e PDK-së edhe një herë u dëshmua mbështetja e fuqishme e vizionit të PDK-së, për Kadri Veselin Kryeministër të Qeverisë së Kosovës, sepse vetëm me një njeri të fuqishëm dhe vizionar e të guximshëm, mund të ç’bllokohen proceset për integrimin e Kosovës dhe vetëm me Kadri Veselin Kryeministër, mund të realizohet ëndrra e Kosovës për Integrime-Euroatlantike”, është thënë ndër tjera nga anëtarët e kryesive të nëndegëve të PDK-së

“Në këtë takim u tha se pjesëmarrja sa më masive në tubimin hapës, do të jetë mesazh për të gjithë qytetarët jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës se PDK-ja është e vetmja forcë politike, që me vizion dhe guxim është në shërbim të shtetit të Kosovës, në shërbim të qytetarëve”.

“Me këtë rast u kërkua nga të gjitha nëndegët, që me votimin e numrit 112, si numër i shpëtimit të interesave kombëtare, Kosova do të gëzojë privilegjet e përkrahjes ndërkombëtare dhe do ta ketë vendin aty ku e meriton. Andaj, çdo votë që nuk i shkon numrit 112 rrezikon seriozisht integrimin e Kosovës dhe ekzistimin e saj si shtet i pavarur”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.