Shtatori rrit numrin e lindjeve në Prizren

Tri javët e fundit, në vazhdimësi janë karakterizuar me shtim të numrit të lindjeve në Prizren.

Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe, janë tri lindje më shumë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve ka qenë 81, javwn e kaluar 78, ndërsa dy javë më parë, 30 fëmijë më pak.

Javën që përcollëm ndërkaq janë shënuar dy lindje gemelli (binjak).

Sa i përket gjinisë numri tyre është pothuajse i barabartë, pasi 41 nga të porsalindurit janë vajza apo një më shumë se i djem, numri i të cilëve është 40 sosh

Në Komunën e Prizrenit, ndërkaq mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/