12-07-2025

Prizren

Haskuka: Ka shumë të papunë, por edhe biznese që ankohen se nuk gjejnë punëtorë të disa profesioneve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të  Punës, ka deklaruar se derisa problem i theksuar në Kosovë është numri i madh i të të rinjve që kërkojnë punë, njëkohësisht edhe bizneset ankohen për mungesë njerëzve të profileve e profesioneve të caktuara për t’i punësuar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. […]

Sulmon babën, arrestohet prizrenasi

Një person (K-boshnjak) është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Prizreni, ndërsa policia nuk ka njoftuar për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Kryetari Haskuka kërkon dënim për shkaktarët e zjarreve

Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime për identifikimin e zjarrvënësve në territorin e kësaj komune. Sipas tyre, si pasojë e keqbërësve tashmë po dëmtohen edhe bukuritë natyrore të vendit. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në rrjetet sociale ka publikuar fotografi të pyjeve të djegura në […]

Kryetari Haskuka ka do “gjynahe” në Prizren

Ardhjen si kryetar komune të doktorit të psikologjisë, profesorit e deputetit, Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje!, qytetarët e Prizrenit e kanë pritur me interesim, si një alternativë për ndryshimin e premtuar të diskursit nga qeverisja paraprake. Shumica e prizrenasve u besuan premtimeve të tij, por faktet nga puna e deritashme tregojnë ndryshe, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Haskuka […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në hapjen e Panairit të Punës, i cili organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, MPMS-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). (Qendra Sportive “Sezai Surroi”)./GazetaePrizrenit.net/

Rishfaqet ariu në Pouskë të Prizrenit (Video)

Ariu është rishfaq në Pouskë të Prizrenit. Banorët janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre. Ata i bëjnë thirrje institucioneve për ndihmë. Në fund të javës që shkoi një ari ka mbytur 28 dele në Pouskë dhe ka dëmtuar disa koshere bletësh./TVPZ/ .

Gratë deputete bisedojnë me asamblistet prizrenase për fuqizimin e rolit të femrave

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me organizatën UNFPA, të martën, ka mbajtur një takim në Prizren, ku është diskutuar për shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Pjesë e këtij takimi, përveç grave deputete, ishin edhe këshilltare komunale dhe zyrtare të komunave të regjionit të […]

Prizren: Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.B., në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, për 5 (pesë) vepra penale. I njëjti akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, një vepër […]

Pas rigjykimit, babë e bir dënohen me mbi 27 vjet burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, e ka dënuar me 23 vjet burgim të akuzuarin për vrasje të rëndë, Eshref Shemallarin, pasi për herë të dytë është shpallur fajtor për vrasjen e Ferdi Shishkos, Haki Thaqit dhe Bilgin Ersojit. Për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, djali i tij Ejup Shemallari, është dënuar me 4 vjet […]

Prizren: Paraburgim personit për sulm ndaj policëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj,  të pandehurit me iniciale B.RR nga fshati Kobaj i Prizrenit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Po ashtu ai ngarkohet edhe për përdorimi të armës […]