11-11-2025

Prizren

Pesë të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar pesë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 4 meshkuj 1 femër 3 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/

Komuna e Prizrenit kërkon nga stafi civil të mos angazhohen nëpër parti

Nga zyra e kryetarit të Komunës u përcoll në të gjitha drejtoritë komunale. Përmes një letre, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, po kërkon që shërbyesit civil mos të angazhohen në detyra drejtuese në parti politike. Kjo pasi, sipas shefes së kabinetit të kryetarit Haskuka, Krenari Koqi, kohëve të fundit është vërejtur se disa nga punonjësit […]

Sa kallëzime penale kanë Haskuka dhe Levent Kasëmi, sipas kuvendarit Kastriot Krasniqi?

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Kastriot Krasniqi gjatë mbledhjes së sotme të KK-së, ka pyetur sa kallëzime penale ka kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtorët e tij. “Keni folur për kallëzime e akuza ndaj ish-qeverisjes, por sa kallëzime janë paraqitur ndaj kryetarit dhe drejtorëve të tij”, ka pyetur […]

“Syri i Popullit” kishte planifikuar vrasjen e imamit nga Prizreni

Në mesin e politikanëve e të ashtuquajturve tradhtarë të kombit, “Syri i Popullit” kishte listuar edhe klerikë fetarë. Kishte urdhëruar vrasjen e njërit prej tyre, ndërkaq kishte vendosur ultimatum për të gjithë. Organizata e dyshuar kriminale, në listat e saj kishte vendosur emrin e imamit nga Prizreni, Irfan Salihu. “Vritet imami i Prizrenit, Irfan Salihu”, […]

Kuvendari Islam Ukimeri pyet kryetarin Haskuka nëse po ndërhyn në Zyrën e prokurimit

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK,  Islam Ukimeri, në seancën e sotme të KK-së, pyeti kryetarin e Komunës, Myaher Haskuka, si ka “dështuar në vënien e dy gurthemeleve të vëna me plot shkelje ligjore dhe pa leje”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ukimeri, i cili për herë të parë sot është bërë pjesë e KK-së, […]

Inspektori i ndërtimit në Prizren mohon fajësinë për mos rrënimin e objekteve pa leje

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Krasniqi, e ka mohuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Kuvendari Gashi: Ura e Gurit në gjendje të keqe, kundërmon aromë e keqe

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Vetëvendosje! Ilir Gashi ka vlerësuar se Ura e Gurit është në gjendje të keqe për shkak të kundërmimit të aromës së keqe, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai gjatë mbledhjes së sotme të KK-së tha se kjo ndodh për shkak se mjediset përreth saj, shfrytëzohen për tualet. Nëse nuk veprohet, […]

Akuzë tjetër ndaj inspektorëve të ndërtimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit  N.M., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i akuzuari N.M., në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 […]

Kuvendari Alush Shala tërhiqet nga Komiteti për Politikë e Financa i KK-së

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Alush Shala është tërhequr nga Komiteti për Politikë e Financa, që vepron në kuadër të KK-së. “Nuk kam ndonjë koordinim të duhur aty, prandaj edhe dua të tërhiqem”, ka deklaruar ai, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së. /GazetaePrizrenit.net

Kuvendari Krasniqi kritikon Drejtorinë e Kulturës për përkrahjen materiale të individëve e organizatave  joqeveritare

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Simir Krasniqi ka kritikuar Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në përkrahjen materiale të dhënë për individë e organizata joqeveritare, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. “Në listën e përfituesve është thënë se vendimi është i komisionit, por duket se është vendosur pa kriter për përzgjedhjen e tyre, […]