11-11-2025

Prizren

Dy vozitës lëndohen në një aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prizren

Në rrugën “Kukësi” në Prizren dje ka ndodhur një aksident komunikacionit, ku janë lënduar dy persona, njoftoi Policia. “Raportohet për një aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti me tabela vendore dhe vozitës të dyshuarin mashkull K/turk, si dhe një motoçikleta pa tabela me drejtues dhe pasagjer viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime […]

20 vjet nga rënia e dëshmorit Ismajl Kryeziu

Sot mbushen 20 vjet nga rënia e veprimtarit, dëshmorit të kombit Ismajl Kryeziu. Ai e filloi aktivitetin që në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar me pjesëmarrje aktive, në protestat dhe demonstratat kundër represionit që ushtronte aparati policoro-ushatak serb. Ai njihej nga shumë bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të […]

Prizreni nikoqir i konferencës  “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot në orën 10:00 organizohet konferenca me temën “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në konferencë të pranishëm do të jenë edhe 12 kryetarët e komunave të Rrafshit të Dukagjinit, përfshirë, atë të Prizrenit, Pejës, Klinës, Deçanit, etj, pastaj profesionistë të […]

Sot më shumë foshnja të lindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. 9 meshkuj 5 femra 4 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit lindjeve, krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm 10 raste. Po ashtu vlen të përmendet se […]

Vendosen tabelat me adresa në komunën e Prizrenit (FOTO)

Disa rrugë të Prizrenit tashmë kanë tabelat e reja me emërtimet e tyre, ndërsa rreth 600 janë emërtime të reja. Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, është duke e zbatuar projektin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në këtë komunë. Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari konfirmoi se punimet janë duke vazhduar […]

Shpallet konkurs për 10 infermierë në QKMF

Dhjetë infermierë kërkohen përmes konkursit të shpallur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Prizren. Afati i i paraqitjes së aplikacioneve është deri 30.04.2019. Hape konkursin  https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/04/KONKURSI-SHQIP-prill-2019-qkmf.pdf

Motoçiklisti goditet për spital në Prizren

Një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti ka ndodhur dje në Prizren. “Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë në Prizren”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari […]

Sot bëhet prezantimi i Projektit të revitalizimit në rrugën “Marin Barleti” në Prizren

Sot do të mbahet aktiviteti Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  ambasadori britanik, Ruairi O’Connell dhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. Prezantimi i projektit do të bëhet në Dokukino […]

Vetëvendosje! mbush Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbushur Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë, ndonëse në vazhdimësi ka drejtuar kritika të shumta ndaj partive në pushtet për punësime familjare e partiake, VV ka punësuar numër të madh të militantëve të saj në Komunën e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro. Partia e Albin Kurtit ka shfrytëzuar komunën e vetme […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell do të marrin pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. (Doku Kino në Prizren./ GazetaePrizreni.net