02-05-2024

Prizren

Arrestohet prizrenasi për posedim droge

Një person është arrestuar si i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 345.5 gramë. Sipas policisë,  rasti ka ndodhur në rr. “Tefik Qanga”, në Prizren, me ç’rast është konfiskuar edhe një peshore digjitale dhe një […]

Krimet e luftës në Krushë, dëshmi të reja kundër Darko Tasiqit (video)

Darko Tasiq u përballë sot me një dëshmitar bindës. Serbi që po gjykohet me akuzën për krime lufte u përball me rrëfimin e Kadri Muharremit, i cili ia tha në sy ta ketë parë duke shtënë me armë në kamionin e mbushur me civilë në Krushë të Vogël. Në këtë mjet, sipas Muharremit, kishte kufoma, […]

Gjashtë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë. 4 meshkuj 2 femra 3 lindje me operacion./GazetaePrizrenit.net/

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në lagjen “Arbana”, pranë urës së autostradës, nga Komuna e Prizrenit do të bëhet shpërndarja e druve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe skamnorëve Ora 10:30 Në shkollën shfmu “Ekrem Rexha-Drini” në Lubizhdë të Prizrenit, do të bëhet përurimi i klasave të reja për parashkollorë, projekt ky i realizuar […]

Kush është drejtor i vërtetë i Inspektorateve në Prizren, sipas Baldedajt?

Kuvendari i AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, duke folur për suspendimin e sotëm të inspektorëve të Komunës së Prizrenit, i ka quajtur si të painformuar kryetarin e Haskuka dhe drejtorin e Inspektorateve në Prizren, ndërsa ka treguar se kush sipas tij, janë shefat e vërtetë të këtij sektori, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj, që në qeverisjen e […]

Asamblisti Fatmir Kastrati: A ka zot shpie Prizreni?

Reduktimet e gjata të ujit, pos qytetarëve kanë irrituar edhe anëtarin e AAK-së (në opozitë) në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Fatmir Kastratin, i cili një situatë të tillë e ka vlerësuar si shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Përmes një postimi në facebook, Kastrati ka treguar se ujë në lagjen e tij […]

Komuna e Prizrenit suspendon 4 inspektorë nga sektori i ndërtimit

Komuna e Prizrenit sot ka njoftuar për suspendimin e katër inspektorëve në sektorin e ndërtimit. Këta inspektorë janë suspenduar nga komisioni disiplinor për shkak të neglizhencës në punë dhe gjetjeve në teren. “Komisioni disiplinor gjatë javës ka suspenduar 4 inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të gjetjeve në terren. Deri te […]

Përse Zafir Berisha akuzon bashkëpunëtorët e Haskukës?

Çfarë e ka shtyrë së fundi kryetarin e Nismës në Prizren, Zafir Berishën të reagojë ndaj kabinetit të kryetarit të Komunës,  Mytaher Haskuka, për siç ka thënë “koalicion të heshtur me klanin Pronto”? Berisha, përmes një postimi në “facebook”, një ditë me parë u shpreh se ndien për obligim që në këtë formë ta bëj […]

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit B.B., për “Grabitje në tentativë” në Gjinoc të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale “Grabitje në tentativë”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., si anëtarë i grupit të armatosur, me kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, së bashku me të pandehurit […]

Prizren: Arrestohen dy vëllezër pasi u rrahën mes vete

Dy vëllezër janë arrestuar në Prizren, meqenëse pas një zënke të çastit janë rrahur mes veti. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur një ditë më parë. Zënka kishte filluar pasi njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij. Dy vëllezërit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me […]