Kolona kilometrike në autostradën Prizren – Suharekë
Kolona të gjata janë krijuar në autostradën Prizren–Suharekë si pasojë e një rreshqitjeje të dheut që ka ndodhur tash e një kohë në këtë segment rrugor.
Edhe pse ka kaluar kohë nga incidenti, mungesa e intervenimit nga autoritetet përkatëse ka bërë që njëri shirit të mbetet ende i mbyllur për qarkullim.

Kjo ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, duke krijuar pritje të gjata dhe kolona që shtrihen për disa kilometra.

Shoferët ankohen për vonesa të konsiderueshme, ndërsa kërkojnë nga institucionet që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Për momentin, rekomandohet kujdes i shtuar për të gjithë ata që kalojnë në këtë pjesë të autostradës, si dhe përdorimi i rrugëve alternative kur është e mundur.
