02-05-2026

Prizren: Plagoset me ar*më një 17 vjeçar në Has

Një 17 vjeçar plagoset në Has, raporton Gazeta e Prizrenit. 

Sot, më 02.05.2026, rreth orës 20:30, është raportuar se në fshatin Gjonaj një i mitur, rreth 17 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Rastin e konfirmoi për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Sipas mjekëve, ai ka lëndime në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Sipas informacioneve te portalit Gazetën e Prizrenit, rasti ndodhi pas një konflikti mes disa personash, ku personi me inicialet B. D. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Spital.

I dyshuari, gjithashtu i mitur rreth 16 vjeç, së bashku me prindin e tij, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin./ Gazeta e Prizrenit 

Asnjë koment

Comments are closed.