Maturantët e “Gjon Buzukut” të Prizrenit e “ndezin” për mbrëmjen e Maturës (Foto-Video)

Maturantët e gjimnazit “Gjon Buzuku” të Prizrenit mbajtën mbrëmjen e Maturës.

Nën shoqërimin e stafit të shkollës, nxënësit kaluan një mbrëmje të mrekullueshme dhe të paharruar, ndërsa krijuan një atmosferë të zjarrtë emocionale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga kjo ngjarje e rëndësishme e jetës së tyre shkollore, shoqëruar me mbishkrime nga më të ndryshme për përshtypjet e tyre, ata kanë postuar edhe shumë foto nëpër rrjete sociale, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Maturantët:  Bardha Zogaj, Alldis Jusufi, Rinesa Kolloni e Alinda Temaj (kl XII-6), Detjon Çoçaj, Zylfije Kicaj, Kaltrina Gashi e Medina Rexha (XII-7), pastaj: Drenusha Sinanaj, Valmira Quni, Sibelxhan Ago e Elfete Totaj (XII-10), Allson Maksuti, Arian Kryeziu, Jehona Shala e Ardon Krasniqi e vlerësuan këtë event si ngjarjen që u ka lënë mbresa më të paharrueshme në jetën e deritashme shkollore, prandaj nuk do ta harrojnë kurrë.

Sipas drejtuesve të shkollës, edhe nga kjo gjeneratë kanë dalë shumë talentë, të cilët pritet të regjistrohen nëpër  institucionet më të rëndësishme, të arsimit universitar në Kosovë e jashtë saj.

Pjesë e mbrëmjes ishin rreth 600 maturantë, përfshirë edhe ata nga paralelet në Gjonaj e Ramajë.

Gjimnazi “Gjon Buzuku” i Prizrenit bashkë me gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës janë shkollat më të mëdha në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net/