26-04-2024

E turpshme, nxënësit dëmtojnë drunjtë dekorativ në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Sot pasdite, në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit janë vërejtur fëmijë, me çanta duke dëmtuar drunjtë dekorativ në këtë pjesë.

Sipas fotove të dërguar nga lexues i portalit “GazetaePrizrenit.net”, banor i kësaj pjese shihet se njëri nga nxënësit qëllimisht dëmton drunjtë, derisa të tjerë e shikojnë.

Sipas këtij lexuesit, këta janë nxënës të shkollës në këtë lagje. Është për të ardhur keq kur këto veprime bëhen nga fëmijë-nxënës të cilët në shkollë mësojnë për çështjet ekologjike dhe rëndësinë  e saj për mjedisin.

Drunjtë e mbjella dekorativ e që ato që do mbillen janë pasuria evropiane e prizrenasve jo vetëm që aty janë taksat e tyre, por e bëjnë këtë qytet më të gjelbër dhe më frymëzues.

Për parandalimin e kësaj dukurie kërkohet veprim nga familja, shkolla dhe organet kompetente në mënyrë që pamje të tilla të mos përsëriten. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.