Paraburgim prizrenasit për posedim e shitje të drogës

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.S. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës, thuhet se me datën 14.04.2019, i pandehuri, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substanca të dyshuar për narkotik të llojit marihuan, tani për tani në sasi të papërcaktuar, në atë mënyrë, që kur zyrtarët policor pran Stacionit Policor në Dragash me datë 14.05.20019, ishin të angazhuar rrethe një rasti të raportuar ku ishte e përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit me iniciale A.S.,

“Këtu e pandehura e dytë me iniciale B.N. zbulojnë në telefonin e markës “Samsung J7”, pa sim kartelë, të cilin telefon e kanë në përdorim këta të dytë, video-incizime, ku vërehet sasi e substancës narkotike, qese të vogla që shërbenin për paketim të substancës narkotike, i cili incizim ishte bërë në shtëpinë e banimit të pandehurit të parë dhe të dytë, në Prizren, ndërsa për sigurimin e kësaj substance ka qenë i përfshirë edhe i pandehuri me iniciale V.S”, thuhet në aktvendim.

Me tej gjykata ka sqaruar se pastaj këtë sasi bashkërisht të ofrojnë personave të tjerë për shitje apo shpërndarje, pasi që i dyshuari  nga informatat e policisë ka të regjistruar edhe raste tjera penale , për çka tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprës penale apo përfundimin e kësaj vepre penale apo ndonjë vepër tjetër të kësaj natyre, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) dite./GazetaePrizrenit.net/