16-04-2024

Driton Selmanaj flet për kandidaturën e tij në Prizren, ka disa fjalë edhe për Anton Qunin

Garë e fortë pritet të jetë në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Aktualisht dy kandidatët që kanë shpallur kandidaturën për kryetar janë deputetët; Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kësaj gare.  “Po kam shpreh interesim dhe kam ofruar strukturës së degës.  Unë jam njëri prej kandidatëve, kam biseduar me strukturat”, ka thënë ai.

Më tej, Selmanaj ka folur edhe për kundërkandidatin e tij, Anton Qunin. Sipas tij, më e rëndësishmja e kësaj gare është angazhimi maksimal i gjitha strukturave të LDK-së në këtë proces.

“Ndihem i nderuar që përballë meje është një person me vlerat që i ka Anton Quni. Ne do të bëjmë një garë shumë fer, një angazhim krejtësisht lojal ndaj njëri tjetrit dhe partisë. Pastaj janë strukturat ata që vendosin se kush është personi që duhet ta udhëheq partinë”, është shprehur ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërsa, në rast se arrin ta marrë këtë degë, Selmanaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që të garojë edhe për kryetar komunë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ajo është temë tjetër që do të trajtojhet nga kryesia e re. Por kryetarët e degëve automatikisht por jo domosdoshmërisht mund të jenë kandidat për kryetar. Por, kjo është një etapë tjetër. Ajo që është e sigurt që LDK-ja me një angazhim maksimal do ta marrë përsëri Prizrenin.  E vetmja zgjidhje është LDK-ja”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.