17-05-2024

Prizren

Në këto zona të rajonit të Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të rajonit te Prizrenit. Sipas komunikatës, ndërprerjet do të bëhen me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit furnizues. Më 12.12.2018 në NS 110/35/10kV Theranda do te ndërprehet: · Dalja 10 kV Peqani (Kodi: 32000007) prej orës 09:00 deri në […]

Autostrada “Bienale” do të mbajë konferencën “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi”

Më 14 dhjetor në Prishtinë e më 15 dhjetor në Prizren, Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” organizon konferencën ndërkombëtare “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi”. Pas publikimit të konceptit dhe temës së edicionit të dytë “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi”, ekipi i bienales dhe kuratori Giacinto Di Pietrantonio […]

Prizren: Mbrojtja kërkon hudhjen e aktakuzës për ryshfet ndaj pylltarëve, prokuroria kundërshton

Mbrojtja e dy rojeve të pyllit që akuzohen për marrje ryshfeti, Avdi Trolli dhe Nuhi Bajraktari, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që të hudhet aktakuza në këtë rast. Një kërkesë e tillë, është bërë në seancën e së hënës nga avokatja Sabrije Syla, që mbron të akuzuarin Trolli, si dhe i akuzuari Bajraktari. […]

Nga gjashtë të sapolindurit në Prizren, shumica vajza

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë. 2 meshkuj 4 femra 2 lindje me operacion. /GazetaePrizrenit.net/

Në Prizren skadon afati i lejes për ndërtimin e godinës së re shkollore

Fillimi i punimeve për ndërtimin e godinës së re të Shkollës së Mesme të Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren është zvarritur, gjë që ka sjellë deri te skadimi i afatit të lejes ndërtimore për këtë projekt, të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prizrenit. Informatën mbi skadimin e kësaj lejeje e ka dhënë […]

Dënohen 4 policë të trafikut në Prizren për ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, sot tre nga katër ish-policët e akuzuar për marrje ryshfeti, Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Myzafer Sylejmani, i ka dënuar me nga 12 mijë euro gjobë, ndërsa të akuzuarit Binak Bytyqi, i ka shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 13 mijë euro. Fillimisht, gjykatësja Ajser Skenderi, në aktgjykimin e shpallur, […]

Probleme të shumta të Hoqës së Qytetit

Banorët e lagjeve Krasniqi dhe Shala të fshatit Hoqë e Qytetit në Prizren po ankohen se Komuna e Prizrenit i ka lënë anash sa u përket investimeve. Ata kanë problem me rrëshqitje të dheut, mosrregullim të rrugës dhe problemin më  të madh e kanë me përroskën e fshatit, e cila pas shirave vërshohet nga ujërat […]

Përmirësimi i pushtetit apo lodhja e opozitës në Prizren?

Veprimin opozitar të nisur kah mesi i vitit, duket se e kanë ndërprerë dy subjektet opozitare PDK e AAK në Prizren, që hiq ndonjë reagim individual në rrjete sociale, muajin e fundit nuk kanë pasur ndonjë  hap të dukshëm konkret, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Opozita, që në nga mesi i vitit e këndej u tregua më aktive, […]

Motra rrah motrën në Prizren

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dje një femër në Prizren ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

Ekzekutivi i Haskukës fajëson ish-qeverisjen për ngecjen e disa projekteve

Fajin për ngecjen e disa projekteve, Ekzekutivi komunal i Prizrenit, në mbledhjen e sotme ia ka hedhur kryesisht mosrishikimit të buxhetit, projekteve të trashëguara, por të paplanifikuara mirë si dhe pezullimi i lejeve ndërtimore, shkruan ‘Gazetae Prizrenit.net’. Kështu është konstatuar në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve komunal, të udhëhequr nga kryetari, Mytaher Haskuka. […]