17-05-2024

Prizren

Arrestohet në Vërmicë pasi kontrabandonte fishekë nga Shqipëria në Kosovë

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një i dyshuar nga Kosova pasi që ishte duke kontrabanduar në mënyrë ilegale nga Shqipëria për në Kosovë, rreth 720 copa municion (fishekë) të kalibrit 7.62 mm. Policia ka njoftuar se është bërë kontrollimi i shtëpisë ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 e prishur. Me […]

Plaku Miftar Gigollaj nga Lugishta e Hasit, bëhet me shtëpi (video)

Plaku Miftar Gigollaj, që jetonte në varfëri të skajshme, në fshatin Lugishtë të Hasit të Prizrenit bëhet me shtëpi. Ai jetonte në një shtëpi që nuk i plotësonte as kushtet minimale për jetesë, tash e disa vite. I moshuari nuk ka fëmijë, andaj të vetëm duhet të përkujdesen për mirëqenien e tyre. Gruaja e Miftarit, ani se në moshë të […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Vihet gurthemeli i çerdhes, e cila do të ndërtohet në lagjen “Bajram Curri”, përballë shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, në Prizren. Menjëherë më pas, do të vihet gurthemeli për shkollën e muzikës, në hapësirën e ish-Benafit Prizren./GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Mozaiku i Skënderbeut vendoset në parkingun e Komunës dhe kokëposhtë

Më 28 nëntor në qendër të Prizrenit ishte vendosur mozaiku i Skënderbeut i realizuar nga artisti Besart Gashin. Këtë ditë shumë qytetare u ndalën pranë këtij mozaiku dhe e vlerësuan punën e artistit. Mirëpo tani mozaiku është larguar nga aty dhe është vendosur në një parking mbrapa komunës së qytetit. Për këtë veprim ka reaguar […]

Burdushit i sekuestrohet pasuria në vlerë prej 400 mijë eurosh

Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milionë euro në dy raste të ndara në Prizren. Prokuroria njofton se në rastin […]

Dënohet shtetasi nga Shqipëria, që tentoi t’i japë ryshfet policit në Prizren

Shtetasi i Shqipërisë, Jetmir Ajazi, i akuzuar se deshi t’i jepte ryshfet një polici të Kosovës për të mos i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, ka dalë para Gjykatës në Prizren. Në seancën e sotme është lexuar aktakuza nga prokurori Metush Biraj. I akuzuari në konsultim me mbrojtësin e tij, avokatin Avni Berisha, […]

Prizren: Prokuroria ngrinë dhe sekuestron asete në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milonë euro në dy raste të ndara në Prizren. Prokuroria njofton se në rastin […]

Prizren: Arrestohen 4 persona, kapen duke vjedhur

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit janë arrestuar katër persona pasi ishin kapur në flagrancë teksa kryenin vjedhje në një firmë private, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia ka njoftuar se përpjekja e tyre ka ngelur në tentative, pasi të dyshuarit kishin hapur dyert e firmës me çelësa të modifikuar të cilët janë sekuestruar. Pas intervistimit, të dyshuarve u […]

Djemtë dominojnë nga të porsalindurit në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 14. 12 meshkuj 2 femra 4  lindje me prerje cezariane apo operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se për dallim nga ditët tjera, numri i foshnjave […]

Haskuka suspendon zyrtarin e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka suspenduar nga puna udhëheqësin e skemës së Ndihmës Sociale në Qendrën për Punë Sociale. Zyrtari Avni Ademaj është pezulluar nga puna për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria e EULEX-it më 2013, raporton KALLXO.com. Ademaj akuzohej për keqpërdorim të autoritetit zyrtar në rastin e ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan […]