25-04-2024

Komuna pret tenderin për hapësirat e gjelbra, banorët pastrojnë pjesë të “Ortakollit”në Prizren

Ndërkohë që banorët e lagjes “Ortakoll” të Prizrenit tashmë kanë kositur barin, duke pastruar disa pjesë të hapësirave të gjelbra në këtë pjesë, zyrtarët lokal kanë thënë se projekti është në procedurën përfundimtare të tenderimit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në mungesë të mirëmbajtjes së kopshteve përreth banesave, qytetarët kanë filluar ta kositin barin që është rritur së tepërmi, duke krijuar imazh të pahijshëm në lagjen më të urbanizuar të qytetit.

Këtë e kanë dëshmuar disa prej tyre edhe përmes fotove të dërguara në adresë të portalit.

Fotografia e Ilir Basha

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari ka thënë se projekti i mirëmbajtjes së hapësirave publike të gjelbëruara në qytet është në procedurë përfundimtare të tenderimit.

“Së shpejti pritet të përzgjedhet edhe fituesi dhe menjëherë më pas do të fillohet me kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të publike të gjelbëruara”, ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net”ai.

Por, derisa kjo të fillojë, banorët mund të pastrojnë një pjesë të madhe të sipërfaqeve, dhe kështu, çfarë i mbetet për të bërë kompanisë fituese?!, apo vetëm ta marrë pagesën. Në këtë rast gjithsesi duhet bërë një rivlerësim të gjendjes ekzistuese, në mënyrë që paratë e qytetarëve të mos shkojnë kot! /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Prizrenasit s’mund ta presin Komunën, nisin kositjen e barit në “Ortakoll”

Asnjë koment

Comments are closed.