Arrestohet për posedim të substancave narkotike në Prizren

Një person është arrestuar për shkak të posedimit të substancave narkotike.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘marihuanë’ në peshë 2.86 gramë”, thuhet në raportin e Policisë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net