16-10-2025

Prizren

Burdushi regjistron biznes të ri si

Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë me nofkën “Burdushi” më në fund ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook. “Burdushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime […]

Studentë e profesorë të UPZ-së mbëltojnë fidanë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, të mërkurën në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit janë mbëltuar disa fidanë. Këtë e bënë profesorë dhe studentë të këtij fakulteti. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar […]

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 2016-ës në Sopijë të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.L. nga fshati Krajisht, Komuna e Lipjanit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndw, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ky rast ka të bëjë me vrasjen e 22 vjeçarit nga fshati Sopi i Suharekës, Egzon […]

Prizren: “Lumbardhi N’Behar” me muzikantë botërorë

Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me një program të larmishëm. Programi […]

Zëvendësministri Nerjovaj mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ka nisur shqyrtimi kryesor kundër zëvendësministrit të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, Nerjovajt i është lexuar aktakuza nga prokurori Metush Biraj, raporton KTV. Nerjovaj ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk e pranon fajësinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në […]

Nesër përkujtohet dëshmori Ismet Gashi (ish-avokat)

Në 20- vjetorin e rënies, nesër do të përkujtohet dëshmori Ismet Gashi, i cili me profesion ka qenë avokat. Organizuar nga Oda e Avokatëve në Prizren dhe shoqatat e dala nga lufta, Akademia përkujtimore mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren në ora 12:00. Pjesëmarrjen në akademi e ka paralajmëruar edhe ministri i […]

Një javë aktivitetesh për përvjetorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren (FOTO)

Kremtimin e 78-vjetorit të themelimit të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, do ta karakterizojë një javë aktivitetesh, përfshirë shumë ekspozime të punimeve të nxënësve, titulluar “Unë janë gjimnazist”, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Ky gjimnaz është njëra ndër shkollat elitare në Kosovë, që ka rreth 2.300 nxënës përfshirë edhe paralelet në terren, si në Gjonaj, Ramajë dhe […]

Drejtoria e Arsimit në Prizren që drejtohet nga Nisma kritikohet për punësimin e familjarëve

Milazim Hajredini, i diplomuar në degën e Filozofisë dhe Driton Gashi, master i Filozofisë, po pretendojnë se mbetën pa një vend pune në arsim, vetëm pse nuk janë pjesë e NISMËS së Fatmir Limajt. Që të dy ankohen se në konkursin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren për lëndën Filozofi dhe logjikë në shkollën e […]

Pesë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 4 meshkuj 1 femër 3 lindje “cezariane”  (me operacion)./GazetaePrizrenit.net/

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrugës në Zym dhe Planejë-Pashtrik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore në komunën e Prizrenit. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit do të financohet nga ana e MIT për ndërtimin e rrugës në […]