14-05-2024

Ndodh edhe kjo, për 12 ditë, hajnat grabisin 4 herë në 3 objekte të barnatores “T-Pharm Aspirin” në Prizren

Pronarët e barnatores “ T- pharm Aspirin” në Prizren, thonë se kanë qenë viktimë të katër grabitjeve të shkaktuara nga autorë të panjohur në tri nga katër objekte sa kanë në pronësi ata.

Vjedhja e parë është bërë më datën 09.04.2019 në objektin e kësaj barnatoreje në rrugën “ Jusuf Gërvalla”, duke vijuar më pas në rrugën “ Ali Hadri” dhe “ Destan Billusha me 11 respektivisht 13 Prill, ndërsa e fundit sërish është shënuar në rrugën “ Jusuf Gërvalla” mbrëmjen e fundit të 21 Prillit.

Në pamjet të marra nga kamerat e sigurisë, shihen disa persona të cilët duket se mjaft mirë e kanë analizuar atë çfarë kishin planifikuar gjatë këtyre grabitjeve, të kryera kryesisht pas orës tre të mesnatës. Sipas pronarëve, dëmet janë të konsiderueshme përfshirë edhe thyerjen e dyerve të objekteve.

Ata thonë se për të gjitha rastet e grabitjeve të jetë e informuar policia, mirëpo deri më tani nuk kemi informacione se për këto dëme që na janë shkaktuar të është arritur ndonjë rezultat. Lidhur me këto grabitje ne jemi interesuar të marrim ndonjë përgjigje edhe nga policia, mirëpo kontakti me zyrtarë të saj ishte i pamundur.

Ndryshe, kohëve të fundit kanë ndodhur grabitje e vjedhje të ndryshme, mirëpo sikurse rastet e ndodhura në objektet e kësaj barnatoreje janë tejet shqetësuese./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.