16-09-2025

Prizren

13 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 13. 10 meshkuj 3  femra 4  lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi, përpos numrit më të madh të të porsalindurve krahasuar me dy ditët […]

Busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit të papërfshira në buxhetin e Prizrenit

Organet komunale të Prizrenit në Planin e prokurimit për vitin 2019 kanë listuar projektin për ndërtimin e memorialit të Ekrem Rexhës – komandant Drinit, ndërkohë që projektet për ndërtimin e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit nuk figurojnë në të. Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se busti i […]

Kanos gjyqtaren në seancë, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar në Prizren për shkak të kanosjes së  gjyqtares, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas raportit të Policisë, rasti i kanosjes ka ndodhur më 05.02.2019, kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë një seance gjyqësore ku ka qenë viktimë, ka kanosur gjyqtaren femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia nuk ka […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim përfaqësues të disa bizneseve amerikane. (“Shtëpia e Bardhë”)./GazetaePrizrenit.net/

Jeton Bytyçi reagon ndaj Haskukës: Mos tentoni që përmes formave të shantazhit dhe kërcënimit, të ma ndalni fjalën e lirë

Shkruan: Jeton BYTYÇI Pas statusit të fundit në profilin tim në facebook, “kryetari” i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuak si në kohërat e vjetra përmes selameve dhe letrave, tenton që të ma mbyllë gojën, dhe duke tentuar që mos ta shpreh mendimin e lirë qytetar, gjë që garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, […]

Prizrenit i shtohen edhe nëntë banorë

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve nëntë. 3 meshkuj 6 femra 1 lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i madh i të porsalindurve krahasuar me ditën paraprake, kur […]

Prizrenasi dënohet me burgim e gjobë për posedim të drogës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  R.Xh. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale  posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për këtë të akuzuarin,  gjykata e ka dënuar me  dënimin me gjobë në shumën prej 300.00 (treqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej […]

Dënim me gjobë dhe para, për një vjedhje në tentativë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  D.B. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale  vjedhje e rëndë  në tentativë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Për këtë gjykata e ka shpallur fajtor  dhe dënuar me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, si me burgim në kohëzgjatje prej një viti. Në aktgjykim, thuhet […]

Në Zhur vidhet një veturë

Në fshatin Zhur të Prizrenit është vjedhur një veturë. Sipas Policisë së Kosovës rastin e ka raportuar pronari i saj. “Me 11.03.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur automjeti i tipit Fiat Dukato”, njofton policia Rasti është duke u hetuar./ GazetaePrizrenit.net/

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas Policisë, nga një ekip mjekësor është raportuar se gjatë vizitës së një pacienti në një familje, dje kanë konstatuar se viktima (mashkull K/Shqiptar) ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij,  është iniciuar rasti dhe […]