06-07-2025

Prizren

Dr. Avdyli: Mjekët të zgjedhin “O spitalin privat, o atë publik”

Neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka deklaruar që të ndalohet puna e mjekëve në institucione publike dhe private. Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku Neurokirurgu Avdyli është anëtar ka propozuar që të zbatohet kjo ide pasi sipas tij nuk mund të ketë reforma në shëndetësi nëse mjekët vazhdojnë të punojnë në spitale publike paradite e pasdite […]

Arrestohet një i kërkuar në Vërmicë

Në pikën kufitare të Vërmicës është arrestuar një person. Sipas policisë arrestimi është bërë në bazë të një urdhri ndërkombëtar. I dyshuari mashkull shqiptar-shtetas i Shqipërisë me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Ujësjellësi ndryshoi jetën në Kushnin të Hasit (VIDEO)

Liria ka ndryshuar jetën në fshatrat e Hasit. Në dekadën e parë të pasluftës, në pjesën më të madhe të lokaliteteve atje, falë ndihmës edhe të donatorëve ndërkombëtare janë rregulluar ujësjellësit, duke ia lënë historisë, vuajtjet e shumta për sigurimin e ujit të pijes, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Largësia nga qendra komunale, mungesa e kushteve për […]

Prizrenit i shtohen edhe shtatë banorë të rinj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve shtatë. 3 meshkuj 4  femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është një rast i lindjes Gemellare, (binjak), ndërsa dy të porsalindurit kanë […]

Kuvendarja Balaj e krahason Komunën e Prizrenit me Graçanicën në shënimin e Ditës së Pavarësisë  

Prizreni me rrethinë është në atmosferën solemne në kuadër të shënimit të 11- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast nëpër qytet janë shpalosur flamujt shtetëror, ata kombëtarë dhe të vendeve mike. Me këtë rast është publikuar dhe programi për shënimin e kësaj dite, por kuvendarja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Sherife Balaj, […]

Dy të rinj nga Prizren publikojnë video për sensibizim kundër produkteve serbe (VIDEO)

Përmes krijimit të një video-montazhi, të rinjtë prizrenas: Liridon Buqa dhe Burim Thaçi kanë dashur të  bëjnë sensibilizimin e opinionit prizrenas dhe më gjerë kundër produkteve serbe. Ata kanë krijuar videon që të irritojnë qytetarin për të mos konsumuar këto produkte. Liridoni, që ka të vrarë gjyshin dhe dy xhaxhallarët, derisa po blinte gjësende ushqimore […]

Prizren: Ekzekutivi pret analizën e Prokurorisë për Shtëpinë e Kulturës në Zhur

Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të hetimeve të Prokurorisë Themelore lidhur me projektin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur, para se të ndërmarrë çfarëdo veprimi për funksionalizimin e kësaj ndërtese, shkruan sot Koha Ditore. Kjo godinë nuk është funksionalizuar për një dekadë, me […]

Prizren:Vetura godet një person me biçikletë  

Një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Ai kishte deklaruar policisë se derisa ishte me biçikletë është goditur nga një veturë në lëvizje, të cilën e drejtonte një i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Policia nuk ka dhënë hollësi nëse ka dikush është arrestuar për rastin./GazetaePrizrenit.net

Prizrenasi lëndohet pas rënies nga kulmi i shtëpisë

Një person është lënduar pasi ka rënë nga pullazi i një shtëpie. Sipas policisë, viktima  gjersa ishte duke punuar, ka rrëshqitur nga 7-8 metra lartësi dhe ka rënë në tokë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe […]

Prizreni në atmosferë kremte për 11 vjetorin e Pavarësisë

Kosova të dielën mbush 11 vjet shtet. Në kontekstin e shënimit të këtij përvjetori edhe Prizreni ka nisur përgatitjet me stolisje me flamuj. Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prizrenit do të organizojë aktivitete të ndryshme festive. Në orën 13:00  do të ketë aktivitetet në  Bibliotekën e Qytetit, ndërsa […]