26-04-2024

Prizren

90 bursa për nxënësit me gjendja sociale nga gjimnazi „Loyola“

90 familje me gjendje të vështirë ekonomike, fëmijët e të cilëve i ndjekin mësimet në gjimnazin „Loyola“, do kenë zbritje në tarifat e shkollimit në vitin vijues shkollor. „Kemi ofruar uljen e tarifave shkollore ne? shume?n rreth 50.000 €, që është arritur falë ndihmës së donatorëve, të cilët mundësojnë që askush të mos mbetet jashtë […]

Fajdet: Lënda e Asdren Mekajt mund të bashkohet në gjykatë me rastin ndaj Kqirajve

Avokati i palës së dëmtuar dhe prokurorja e rastit ishin sot të të njëjtit mendim që rasti ndaj të akuzuarit për detyrim e shantazh, Asdren Mekaj, të bashkohet me rastin e gjykimit për fajde të njohur si ‘rasti Kqiraj’. Megjithatë, seanca e caktuar për sot ndaj Mekajt nuk është mbajtur për shkak të mungesës së […]

Spitali i Prizrenit me mungesë të mjekëve specialistë

Derisa spitalet në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të mjekëve specialistë, rreth 150 specialistë vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë, raporton “Zëri.info”. Drejtor të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe drejtorë të spitaleve kanë thënë ditë më parë për “Zërin” se kanë bërë kërkesë për punësimin e më shumë specialistëve në […]

Prizren, arrestohet hajni i bizhuterive

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në Prizren. Sipas policisë, një person është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës. Policia ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes kanë arritur që të arratisen edhe dy persona të dyshuar. Njësitet policore janë në kërkim të […]

Haskuka kritikohet nga lexuesit për klubin Liria

Lexuesit e kanë “bombarduar” kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, me mesazhe, sa i përket klubit të futbollit Liria, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net” Haskuka një ditë më parë, derisa ka publikuar një foto përmes llogarisë personale në “Facebook”, ka renditur një varg suksesesh që kanë arritur “Arpagjik’t” pas një takimi me kryetarin e klubit, Ilijaz Ilijazin. Derisa […]

Prizren: I akuzuari thotë se ditën e grabitjes në ‘Western Union’ ishte në teqe

Në gjykimin për grabitjen në “Western Union” në Prizren më 2010, mbrojtjen sot e dha i akuzuari Remzi Kuqi. Po ashtu, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Prizrenit janë shikuar CD-të me pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin kur ka ndodhur grabitja nën kërcënimin e armëve. Në këtë seancë, prokurori i shtetit dhe […]

Vetëm pesë foshnja të lindura në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 5. 2  meshkuj 3  femra 3  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i ultë i lindjeve, vetëm pesë. Ditët tjera ndonëse ka pasur […]

Haskuka në Forumin e 13-të të komunave të Rrugës së Mëndafshit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë pjesë në Forumin e 13-të të kryetarëve të komunave të Rrugës së Mëndafshit. Sipas tij, ky organizim sivjet është përqendruar në zhvillimin e turizmit. Duke qenë pjesë e këtij organizimi gjatë fundjavës së shkuar, Haskuka ka shprehur bindjen se Prizreni do ta ketë vendin e tij […]

Baldedaj fton Prokurorinë ta hetojë tenderin e Politikave zhvillimore të Haskukës

Pasi ka publikuar foto të disa dokumenteve, anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga AAK në opozitë, Ilir Baldedaj ka ftuar Prokurorinë Themelore në Prizren, siç ka thënë ta hetojë “shkeljen në krim”, të kryetarit Mytaher Haskuka për shkak të dhënies me tender të politikave zhvillimore në Kulturë, Rini e Sport, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Një […]

Prizren: Dënohet me burg pasi kapet me 100 mijë euro false, armë e municion

Ersun Maloku, pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin nga Prokuroria për veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për falsifikim të parasë, ku vlera ka tejkaluar mbi 100.000 Euro. Në shqyrtimin fillestar pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i shtetit Metush Biraj, i akuzuari Ersun Maloku e […]