11-11-2025

Prizren

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në Sheshin e Lidhjes nw Prizren bëhet hapja e Panairit të Bizneseve të Grave./GazetaePrizrenit.net/

Limaj: Alternativa e Nismës në Prizren po fuqizohet çdo ditë e më shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se situata aktuale politike në vend po sillet rreth dy temave të mëdha për vendin, siç është taksa dhe çështja e dialogut me Serbinë. Limaj porositi se në dialogun me Serbinë vetëm të bashkuar si spektër politikë mund t’ia dalin me sukses. Kryetari i Nismës në një mbledhje […]

11 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 11. 5 meshkuj 6 femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i përafërt i të porsalindurve të të dy gjinive, për […]

90 pacientë kërkojnë shërbime mjekësore gjatë ndërrimit të tretë në QKMF-në e Prizrenit

Numri i pacientëve që kanë kërkuar shërbime mjekësore në ndërrimin e tretë të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas autoriteteve komunale është tregues për domosdoshmërinë e funksionimit 24-orësh të këtij institucioni shëndetësor. Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, ka bërë të ditur se në natën e parë të punës gjatë ndërrimit të tretë në […]

Burdushi lirohet nga burgu

Pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, mjekut popullor Hysri Peçani të njohur si Burdushi iu është ndryshuar masa e paraburgimit duke iu zëvendësuar me një masë tjetër, raporton Gazeta Express. Ky ndryshim i masës erdhi pas kërkesës së prokurorit të shtetit Fatos Ajvazit që i dërgoi Gjykatës që ndaj Burdushit masa e paraburgimit të zëvendësohet […]

Prizren: Aktgjykim refuzues ndaj zyrtarëve të Bankës për Biznes, pasi prokurori heq dorë nga aktakuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj zyrtarëve të Bankës për Biznes në Prizren, Vlera Besimi dhe Besnik Gërmizaj, të cilët akuzoheshin për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ata akuzoheshin se si persona zyrtarë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, ashtu që në kundërshtim me […]

Shtëpia e Kulturës në Zhur dhe shtrati i Lumbardhit projektet e stërzgjatura në Prizren

Në tryezën e organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe” me temën “Sfidat e prokurimit publik në Komunën e Prizrenit” është prezantuar edhe dokumentari i shkurtër “Prizreni nën goditjet e prokurimit publik”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Tryeza ka për qëllim prezantimin e sfidave të prokurimit publik në Komunën e Prizrenit si dhe gjetjet e analizës përkatëse. Si problematike […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 OJQ “EC Ma Ndryshe” mban tryezën ku do të prezantohet analiza “Sfidat e prokurimit publik në Komunën e Prizrenit”. Gjithashtu në këtë tryezë do të prezantohet edhe dokumentari i shkurtë “Prizreni nën goditjet e prokurimit publik”. Ora  14:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim […]

Katërfish me shumë vajza se sa djem të lindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve dhjetë. 2 meshkuj 8 femra 5 lindje “cezariane”  (me operacion). Një lindje ka qenë gemellare (binjka), ndërsa foshnjat kanë qenë të gjinisë mashkull dhe femër. Ajo që është karakteristikë gjatë këtij […]

Prizren: Hudhet poshtë aktakuza për korrupsion ndaj drejtorit në AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren, e ka hedhur poshtë aktakuzën e ngritur më 31 tetor 2018, dhe ka pushuar procedurën penale ndaj drejtorit të Drejtorisë Ligjore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, gjykata e ka pushuar procedurën edhe ndaj […]