26-04-2024

Në fshatin Lugishtë të Hasit vihet gurëthemeli i Kullës Muze

Sot në orën 12:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, do ta bëjë vënien e gurëthemelit të Kullës Muze në fshatin Lugishtë të Hasit të Prizrenit.

Në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në këtë fshat merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Njoftohet se më pas, Haradinaj do të shkojë edhe deri në bjeshkën e Pashtrikut, për të përkujtuar luftimet dhe rrugën e luftëtarëve të lirisë, ndër ta edhe të vëllait hero, Luanit.  /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

20 vjet nga masakra e forcave serbe në Lugishtë të Hasit

Asnjë koment

Comments are closed.