26-04-2024

Prizren

Komuna e Prizrenit akuzon gjykatën për shpërfillje faktesh për mbeturinat

Komuna e Prizrenit ka akuzuar Gjykatën Themelore të Prizrenit për shpërfillje apo hedhje poshtë të fakteve lidhur me hedhjen e paligjshme të mbeturinave të ngurta nga persona të papërgjegjshëm. Sipas zyrtarëve komunalë, pandëshkueshmëria po bën që të vazhdojë praktika e hedhjes së paligjshme të mbeturinave nga keqbërësit, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo këto akuza janë […]

Kush e mbështet politikisht drejtorin e arsimit në Prizren?

Emërimi i Skënder Susurit në krye të Drejtorisë së Arsimit (DA) në Prizren, fillimisht u pa me optimizëm. Referuar përvojës së tij në këtë fushë, dhe opozitarizmit të treguar, duke kritikuar punën në arsim të ish-qeverisjes, mendohej se ai do të sillte ndryshime në këtë sektor. Por, nga ajo që shihet, del se shumëkush këtë […]

Si u mashtruan 489 qytetarë me ‘punësim’ në Gjermani

Shqyrtimi fillestar i gjykimit të të akuzuarve për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani ka dështuar të mbahet. Kjo për shkak të një moskoordinimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjyqtari i rastit, i Gjykatës së Prizrenit, Xheladin Osmani, konstatoi se në një bisedë telefonike prokurori special Sylë Hoxha e ka lajmëruar […]

Haskuka paralajmëron hapa kundër gjuetisë ilegale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi një takimi me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që mirren me gjueti, ka paralajmëron hapa konkret kundër gjuetisë ilegale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në takim kanë qenë edhe përfaqësues nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren. Haskuka ka shkruar […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 27 aktakuza për uzurpimin e pronës së Hekurudhës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimit të pronës së Hekurudhës në Komunën e Prizrenit. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se pas pranimit të 51 kallëzimeve penale nga Kompania për Menaxhim të Infrastrukturës Hekurudhore – “INFRAKOS SH.A”, ka trajtuar dhe hetuar të gjitha këto […]

Deklarata e hoxhës nga Prizreni për homoseksualët që po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale

Dihet qartë se asnjëra nga fetë në botë nuk e përkrah orientimin homoseksual. E ashpër me këtë kategori është feja islame, e për këtë tregon edhe një hoxhë i cili para disa vite ka folur për këtë dukuri. Sipas hoxhës, Irfan Salihu, populli shqiptar nuk ka pasur asnjëherë homoseksual dhe as politikanë të cilët kanë […]

Komuna e Prizrenit shpërfill gjuhët e komuniteteve joshumicë

Komuna e Prizrenit nuk është duke i zbatuar dispozitat ligjore sa i përket publikimit të informatave dhe akteve komunale në gjuhët e komuniteteve joshumicë në ueb faqen e saj zyrtare. Sipas një hulumtimi të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Komuna publikon njoftime e dokumente rregullisht në gjuhën shqipe, derisa ka mangësi në gjuhën serbe e […]

Sa ankesa janë parashtruar ndaj përzgjedhjes për drejtorë shkollash në Prizren?

Së paku dhjetë ankesa nga kandidatët që kanë konkurruar në konkursin për drejtorë dhe zëvendës drejtorë të shkollave,  i janë drejtuar Komisionit për ankesa dhe parashtresa që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Disa nga konkurrentët që pretendojnë  se ndaj tyre janë bërë padrejtësi, gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave […]

Ramadan Muja dhe të akuzuarit tjerë sërish para gjykatës

Në Gjykatën e Gjilanit sot pritet të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor ndaj ish kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe të tjerëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në seancën e shqyrtimit fillestar Muja dhe zyrtarët e ish-zyrtarët tjerë të Komunës së Prizrenit janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me veprat të cilat ju vihen në […]

Baldedaj kritikon Haskukën për deklarimet rreth depolitizimit të arsimit

Shef i grupit të anëtarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka adresuar kritika ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, rreth deklarimit të tij të fundit për politizimin e arsimit, derisa shprehet se Haskuka i ka punët “pus” me koalicionin e tij. Ndër të tjera në profilin e tij, në “facebook”, Baldedaj ka shkruar: “Mytaher Haskuka vazhdon […]