17-09-2025

Prizren

Komuna e Mytaher Haskukës humb gjyqin me çerdhen e ‘gylenistëve’

Komuna e Prizrenit ka humbur kontestin gjyqësor me çerdhen “Yllka”, që është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut turk, Fetullah Gylen. Komuna e Prizrenit ishte palë e paditur në kontestin civil që po zhvillohej sipas padisë së çerdhes “Yllka”. Kopshti i fëmijëve kishte paditur Komunën e Prizrenit për pengim në posedimin e hapësirës ku […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 14:00 NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, do të mbajë konferencë për shtyp, të parën e këtij viti. (Hotel ‘Theranda’)./GazetaePrizrenit.net/

Dëbora krijon pamje piktoreske te Ura e Fshejt

Pos vështirësive në qarkullim dhe të ftohtit, dëbora e rënë ka krijuar edhe pamje piktoreske në rajonin e Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Një e tillë është krijuar edhe tek Ura e Fshejt, ku ujë i Drinit të Bardhë, bora dhe ndriçimet gjatë natës japin një pamje mbresëlënëse. Imazhet e tilla i ka regjistruar fotografi i pasionuar […]

Asambleistja Sinanaj kritikon Komunën për mospastrim as të Qendrës Historike të Prizrenit

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga radhët e AAK-së,  Agensa Sinanaj derisa ka kritikuar Komunën,  për mosintevenim nëpër rrugë pas të reshurave të borës,  ajo ka shkruar se madje as Qendra Historike e Prizrenit nuk është pastruar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Përmes një postimi në ‘facebook’, ajo ndër të tjera ka shkruar: “Drejtoria për Shërbime […]

Parlamenti Studentor dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarëve të KD të UPZ-së

Parlamenti Studentor (PS) i UPZ-së ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kallëzim është dorëzuar nga kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, ndaj katër anëtarëve të KD-së: Bedri Muhadrit, Isak Hoxhës, Parim Kosovës dhe Soner Yildirimit. Në një postim në “Facebook”, nga […]

Paraburgim një personi nga Celina e Rahovecit për falsifikim parash

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, caktoi masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale L.D. nga fshati Celinë e Rahovecit, dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale  A.D. nga fshati Xërxë, në kohëzgjatje […]

Ja si e vlerësojnë disa prizrenas, gjendjen e rrugëve nga bora (video)

Prizrenasin kanë mendime të ndara, rreth mirëmbajtjes së rrugëve nga kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prizrenit. Disa flasin pozitivisht e disa të kundërtën. Tv Prizreni ka bërë një kronikë:

Gjykata vendosi për sekuestrimin e pasurisë milionëshe të “Burdushit”

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka vendosur të sekuestroj deri në përfundim të gjykimit, pasuritë e Hysri Peqanit, të njohur si ” Burdushi” në vlerë 2.6 milion. “Burdushi”  që vazhdon të mbetet në paraburgim, sot është paraqitur në gjykatë me një kapele të bardhë, por pa avokatë, të cilët siç dihet janë në grevë. Sipas kërkesës së […]

Rasti “Burdushi”, Prokuroria nuk ka shpjegim për pasurimin milionëshe

Në seancën gjyqësore për rastin e Burdushit në Gjykatën Themelore të Prizrenit, prokurori Fatos Ajvazi ka thënë se vazhdojnë të mbesin prapa kërkesës për urdhër ndalues për asetet e Burdushit. Ai ka thënë se Prokuroria gjatë hetimeve ka analizuar dhe vlerësuar të gjitha pasuritë e të pandehurit, e po ashtu ka analizuar edhe veprimtarinë e […]

Dukja e Burdushit në seancën për konfirmimin e sekuestrimit të pasurisë së tij multimilionëshe

Mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur në publik me emrin ‘Burdushi’ është sjellë sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit në seancën gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm (sekuestrimin) të pasurisë. “Sot nuk jemi të gatshëm për gjykim, asnjë nga 3 avokatët e mi nuk do të vijnë në shqyrtim, sepse më thanë […]