27-10-2025

Prizren

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Aktivitetet në kuadër të festës së 28 Nëntorit Ora 12:00 dhe 13:00 Filma dokumentar për fëmijë (Dokukino) 12:00 Varrimi i ish-delegatit të Kuvendit të Kosovës, Bujar Gjurgjeala. Varrezat e Prizrenit. Kortezhi niset nga Xhamia e Dragomanit. 14:00 Ceremonia e organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e […]

Prizrenasi akuzon hoxhën: Më mashtroi, pagova 600 euro për një ilaç

Në Kosovë ka njerëz të shumtë që e ushtrojnë mjekësinë popullore, përmes së cilës thonë se i ndihmojnë ata që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Shumë raste të tilla kanë përfunduar me mashtrim, ku këta njerëz kanë përfituar nga hallet e qytetarëve. Në fshatin Hoqa e Qytetit në Prizren, gjendet një hoxhë i cili […]

Zbulohet piktura e restauruar e Skënderbeut në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit (foto)

Afresku i restauruar i portretit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është zbuluar, sot në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në mesin e prijësve fetarë dhe qytetarëve pa dallim feje, në ceremoninë e organizuar ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zyrtarë të lartë lokal. Kryeministri ka thënë se porositë e prijësit tonë […]

Një i arrestuar për dhunë në Korishë dhe posedim arme

Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, sot është arrestuar personi i dyshuar me inicialet A. Z., për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale ‘lëndim  trupor’, në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri nga zyrtarët për media në Prizren, Vesel Gashi, njoftoi se dyshohet që ai të jetë përfshirë në një rast të […]

Në Lubizhdë të Prizrenit vihet gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare

Lubizhda e Prizrenit do të bëhet me objekt të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare, gurthemeli për ndërtimin de të cilës u vu sot. Në ceremoni ishte kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, dhe zyrtarë tjerë komunal si dhe përfaqësues të Lubizhdës. Haskuka, tha se banorëve të Lubizhdës dhe lokaliteteve përreth, […]

Rrah prindërit, arrestohet prizrenasi

Policia ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari /k-boshnjak, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sipas raportit policor,  rasti ka ndodhur  në rr. “Vjosa” në Prizren, ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i […]

Ndërroi jetë Bujar Gjurgjeala, ish-delegati i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut

Në moshën 72 vjeçare, mbrëmë nga një sulm kardiak, ka ndërruar jetë Bujar Gjurgjeala, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ai ishte delegat i Kuvendit të Kosovës, që në vitin 1990, shpalli Deklaratën Kushtetuese, e që në histori tash më njihet si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, me të cilën institucionalisht iu vunë themelet shtetit të pavarur të Kosovës. […]

Nga të porsalindurit, prijnë vajzat në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 11. 4  meshkuj 7  femra 4  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është se edhe më tej vazhdon që numri i foshnjave të lindura të […]

Auto-tregut në Prizren parashihet t’i ndërrohet lokacioni

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë paralajmëruar mundësinë e ndërrimit të lokacionit ekzistues të tregut të automjeteve, që ndodhet skaj rrugës magjistrales Prizren-Suharekë-Prishtinë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia në Prizren disa herë ka shfaqur brengën për pengesat dhe vështirësitë, të cilat shkaktohen të mërkurave, gjatë qarkullimit në rrugën magjistrale, kur në Prizren në kuadër të Ditës së tregut, […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Bëhet vënia e gurthemelit për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lubizhdë të Prizrenit. 11:00 Vënia e gurthemelit për terrenin sportiv, në lagjen “11 marsi” Prizren. 12:00 Mbahen aktivitete artistike për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (Lokacioni: Shtëpia e Kulturës – Prizren) 13:15 Mbahet turneu i futbollit i […]