10-05-2024

Prizren: Nuk ka ndonjë bllokadë rrugësh, kalohet edhe për në Prevallë dhe Sharr (ish-Dragash)

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë edhe rajonin e Prizrenit, kanë vështirësuar qarkullimin, por deri tash nuk është raportuar për ndonjë bllokim rrugësh, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në Prizren, trashësia e borës tashmë ka arritur rreth 10 centimetra, ndërsa në zonat malore edhe më shumë.

Njoftohet se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për të pastruar rrugët dhe hedhur krip.

Zyrtari për media në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për portalin, se nga informatat e policisë në terren, rruga Prizren-Reqan-Prevallë dhe ajo për në Dragash janë të qarkullueshme.

Policia ka apeluar tek pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe posedimin e pajisjeve dimërore./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.