04-05-2024

Prizren

“Mjegull” pas anulimit të konkursit për drejtorë në Prizren

Një situatë e mjegullt është krijuar në Prizren, pas njoftimit për anulimin e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.   Ky vendim ka vënë në situatë dileme edhe Komisionin për ankesa dhe parashtresa që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit, pasi […]

Vetëm 2 femra nga 13 të lindurit në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve – 12, një rast Gemelli ( bineq ) 11  meshkuj 2  femra Nuk ka pasur lindje me operacion. /gazetaeprizreni.net/

Sërish shtyhet rigjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren dhe të tjerëve

Sërish ka dështuar fillimi i rigjykimit ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe të akuzuarve Bekim Thaqi e Bedri Çeku, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si drejtorë të manifestimit “Remzi Ademaj”. Pas disa shtyrjeve për shkak të ekspertizave financiare, rigjykimi ishte paraparë të mbahej të martën, në Gjykatën […]

Punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive nga sot në grevë

Të gjithë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive të Republikës së Kosovës, nga sot do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Kërkesat e grevisteve janë rritja e pagave për 100 % , për rreth 2 mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

20 vjet nga formimi i Shtabit të UÇK-së për Prizren

Lufta dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u bë kushtrim për shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare në tërë Kosovën. Tashmë shihej qartë se ishte momenti i fundit për realizimin e aspiratave të shqiptarëve, realizim i sakrificave të panumërta në […]

Liria” me bileta vjetore, nis shitja

KF “Liria”, ka nxjerrë në shitje biletat vjetore, njoftuan zyrtarët e klubit, transmeton  “gazetaeprizrenit.net”. Shpërndarja e tyre tashmë është bërë nëpër lokalet e autorizuara nga ana e klubit, ku të interesuarit edhe mund t’i blejnë biletat. Lokalet  gjenden në sheshin ‘shatërvan’ të Prizrenit.

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 11:00 Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Rahovecit. (Zona Ekonomike mbi Opterushë).

Fillon normalizimi i furnizimit me ujë në një pjesë të Prizrenit

Më në fund ka filluar furnizimi me ujë të pijes, pas ndërprerjes  që nga mëngjesi. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarë të ujësjellësit si dhe disa banorë të lagjes “Bazhdarhane”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Rifillimin e furnizimin me ujë e konfirmuan edhe drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, të cilët thanë se përkundër angazhimit të inxhinierëve, […]

Si do merrni informacione për “Pritjet ne Kufi”?

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), nga dje ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet ne Kufi” në Facebook dhe Twitter, ku qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi. Publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë në të […]

Furnizimi me ujë në Prizren pritet të rikthehet brenda dy ore

Drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, konfirmuan se furnizimi me ujë në pjesët e qytetit në të cilat është ndërprerë ai, pritet të rikthehet brenda dy orësh, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Drejtori i kësaj kompanie, Besim Baraliu, tha se ndërprerja në një pjesë të qytetit ka ndodhur […]