24-10-2024

Prizren: Gjobiten motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia në Prizren, duke marrë parasysh se në komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi, ka përpiluar një planë operativ e ku në cak ishin motorist, të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit, gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.

Konkretisht janë :
– Janë sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta
– Janë shqiptuar rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve,
Të gjithë ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave , mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.

Asnjë koment

Comments are closed.