13-07-2024

Me 400 kilogramë duhan brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten pasdite kanë arritur të kapin një sasi prej afro 400 kilogramëve të duhanit në një automjet me targa të Serbisë.

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast kontrabandim me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

“Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim e kontrabandës, me datën 02.05.2024 rreth orës 17:20 në Gjilan, ka ndalur për kontroll një automjet me targa të Serbisë. Identifikimi dhe ndalimi i këtij automjeti vjen pas bashkëpunimit mes zyrtarëve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Policisë Kufitare-Lindje. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: ,,Marlboro” 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe ,,Dunhill’’ 300 paketime x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej 390 kg duhan”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.