04-05-2024

Prizren

Rreth 4 mijë kilogram grurë  për hektar në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, zyrtarisht ka filluar fushata e korrje shirjeve. Sot këtë fushatë të korrjes së grurit, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët janë ndarë të kënaqur me rendimentet e grurit. Komuna e Malishevës, e ka […]

Prizren: Inspektorati paralajmëron bizneset t’i lirojnë hapësirat publike

Inspektorati në Prizren paralajmëron bizneset që konform vendimeve të komunës ta bëjnë lirimin e hapësirave publike, ndryshe nga data 9 korrik do ta fillojë inspektimin për ta parë gjendjen,   Në kumtesën zyrtarët, thuhet se drejtoria e Inspektorateve njofton të gjithë pronarët e subjekteve afariste, që shfrytëzojnë hapësirat publike për vendosje të tavolinave dhe karrigeve, […]

Berisha kërkon ligj për pastërtinë e figurave publike

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për ligjin e ‘lustracionit’ dhe për vetingun. Berisha kërkoi që të ketë një ligj për pastrimin e figurave nga institucionet e vendit. “Kemi shumë figura publike që po shantazhohen nga krimi i organizuar. Kisha kërkuar që ta mendoni ligjin e […]

Vidhet një veturë në Zhur të Prizrenit

Në Zhur të Prizrenit,  konkretisht në lagjën Gurishta.është vjedhur një veturë. Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit me iniciale M.B. Me ç’rast vazhdojn hetimet nga ana e Policisë rreth kërkimit të kryesëve të vepres penale të vjedhjes.

Rrënohet edhe një ndërtesë e trashëgimisë në Prizren, kësaj radhe me leje nga Komuna

Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën “Adem Jashari” (nr. i ngastrës 804-0) në Prizren, është rrënuar në tërësi. Kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale […]

KDI vëren ngecje në planet vjetore dhe shërbimet sociale në Prizren, Rahovec dhe Dragash

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media ka publikuar analizën hulumtuese “Politikat sociale në nivel lokal” ku përfshihen komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Dragashit, ndërsa ka rekomanduar një komision për monitorimin e kontratatave  për banesat sociale në Prizren. Hulumtimi në fjalë ka nxjerrë në pah, ngecjen në hartimin e planeve vjetore si […]

Shtatë meshkuj dhe po aq femra lindën në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve – 14 7  meshkuj 7  femra 7  lindje me operacion. /gazetaeprizreni.net/

Kush ka bërë ankesë rreth konkursit për drejtorë në Prizren?

Së paku katër ankesa nga kandidatët që kanë konkurruar në konkursin për drejtorë dhe zëvendës drejtor të shkollave,  që tashmë është anuluar i janë drejtuar Komisionit për ankesa dhe parashtresa që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.   Ndonëse, vetëm një javë pas shpalljes së rezultateve, konkursi është anuluar nga ana e […]

Prevalla është shndërruar në katrahurë

Prevalla, një vend me natyrë të mrekullueshme dhe e vërtetuar për efekte shëruese, është kthyer në një katrahurë. Aty janë vendosur lodra të ndryshme me qëllim të përfitimit nga vizitorët kryesisht nxënës që vijnë për vizitë. Veç kësaj, këtij peizazhi bukurinë po ia humb edhe vendosja e këtyre kamp-shtëpizave. Tashmë afati kur është dashur vetë […]

Sot pritet të emërohet kryetrajneri i Lirisë

Derisa klubi tashmë ka zgjedhur anëtarët e kryesisë, sot pritet edhe emërimi i trajnerit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Kryesia e re do të caktojë kryetrajnerin e ri të Lirisë, ka paralajmëruar, kryetari i klubit, Ilijaz Ilijazi.   Në pranin e anëtarëve të Kuvendit, një ditë më parë Ilijazi, në bazë të së drejtës të cilën edhe […]